

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ
Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes 2026, që zhvillohet në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në këtë kurs marrin pjesë përfaqësues nga institucionet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, nga Parlamenti i Shqipërisë, si dhe nga strukturat e sigurisë të vendeve të NATO-s, vendeve partnere dhe nga Kosova.
Me respekt dhe konsideratë të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, falënderova kursantët dhe komandantin e tyre, Gjeneralbrigade Kurti, për vizitën dhe për kontributin e çmuar që Kolegji i Mbrojtjes jep në forcimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë kombëtare.
I njoha gjithashtu me misionin e Ambasadës dhe rolin e saj, si dhe me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në mbështetje të Republikës së Kosovës në të gjitha drejtimet, nga bashkëpunimi ekonomik e kulturor, te siguria e mbrojtja, promovimi i njohjeve të reja dhe avancimi në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Mirënjohës për fjalët vlerësuese të Gjeneralbrigade Kurti për pritjen dhe për prezantimin e punës sonë.


















