Reforma Territoriale, Berisha: I qëndrojmë rajoneve, ashtu si Evropa

Partia Demokratike zhvilloi sot një takim të hapur në kuadër të Reformës Territoriale.


Partia Demokratike zhvilloi sot një takim të hapur në kuadër të Reformës Territoriale. Në tryezë ishin të pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përfaqësuesit e PD-së në Komisionin e Reformës Territoriale në Kuvend, përfaqësues të Shoqatës së Bashkive, përfaqësues të pushtetit lokal ndër vite ndër vite dhe ekspertë të ndryshëm.

Gjatë fjalës së tij, Berisha nënvizoi nevojën për një reformë territoriale të bazuar në kritere shkencore dhe demografike, teksa kritikoi qeverinë për “qasje të njëanshme dhe destruktive” ndaj bashkive dhe qyteteve satelite.

“Duhet të përcaktohet numri i banorëve për bashkitë në qytezat apo qytetet satelite të qyteteve të mëdha. Duhet të rikthehen bashkitë apo komunat, sido që të jetë termi. Imagjinoni ju Tirana. Kamza është qyteti i 6-të më i madh në Shqipëri në 2011 se unë nuk i referohem ndonjëherë këtij censusit mashtrues të Edi Ramës, por i 2011 është i sakti. Asnjëlloj motivi nuk kishte, përveç se urrejtja, prandaj duhet të krijohen bashkitë në mënyrë që aty ku është e mundur”, tha ai.

Berisha përmendi edhe njësinë administrative të Sukthit në Durrës, duke vënë në dukje se kjo zone ka rreth 110 mijë banorë dhe është dy herë më e madhe se Shijaku.

Berisha tha se duhet të bëhet “një përpjekje për një hartë e cila duhet të bazohet në kritere shkencore, demografike, territoriale, ku të ketë dy parime themelore, shërbimet ndaj qytetarit dhe zhvillimin e vendit”.

Kreu i PD-së tha se PS synon rikthimin e Komiteteve Ekzekutive. Berisha theksoi rëndësinë e rajoneve sipas modelit të vendeve anëtare të BE-së. Berisha njoftoi se Komisioni i PD-së ka përpunuar disa variante, por se varianti përfundimtar do të prezantohet pas një debati kombëtar mbi reformën.

“Ne i qëndrojmë rajoneve të ngritura sipas modelit të vendeve anëtare të BE-së. Rajonet janë të domosdoshme, duhet të jenë me të gjithë kapacitetet për të ju përgjigjur Evropës së rajoneve. Sot ne përcaktojmë parimet, por një debat i gjerë në të gjithë territorin duhet të bëhet më mënyrë që të dalim me skemën përfundimtare.

“Komisioni ka përpunuar disa variante. Apriori ne nuk kemi një variant përfundimtar sot, sepse varianti përfundimtar do të dalë pas një debati në shkallë kombëtare në të gjitha zonat që do të bëhet për këtë reformë shumë të rëndësishme”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…