Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in Media Network Initiative (WISA)”, nismë që synon fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale në këtë sektor.

Projekti WISA vjen si një përgjigje konkrete ndaj sfidave dhe nevojave të vetë grave që punojnë në media, duke u ndërtuar mbi përvojat dhe zërat e tyre për më shumë mbrojtje, mbështetje dhe solidaritet profesional.

Nisma zbatohet nga Albanian Women in Audiovisual (AWA), në partneritet me SCiDEV dhe AGSH, me mbështetjen financiare të Bashkimi Europian.

Sipas organizatorëve, projekti do të shtrihet në një periudhë 30-mujore dhe synon zgjerimin dhe konsolidimin e Rrjetit të Grave në Media në Shqipëri. Në përfundim të tij, ky rrjet pritet të funksionojë si një organizatë e pavarur, me përfaqësim të gjerë dhe zë institucional në nivel kombëtar.

Gjatë aktivitetit të sotëm u theksua rëndësia e krijimit të një mjedisi më të sigurt digjital për gazetaret dhe profesionistet e medias, si dhe nevoja për bashkëpunim më të ngushtë mes aktorëve të shoqërisë civile, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Projekti WISA synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë online dhe krijimin e mekanizmave mbështetës për gratë në media, duke hapur një kapitull të ri për këtë komunitet në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia