
Skënder Hita, zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari njoftoi sot emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari njoftoi sot emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Lamallari bëri me dije se sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Ministri Lamallari, e cilësoi këtë vendim të bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.
“Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve”, tha Lamallari, duke theksuar se Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ministri Lamallari nënvizoi se drejtimi i Policisë së Shtetit kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.
“Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”, tha Lamallari.
Në garën për kreun e ri të Policisë së Shtetit, morën pjesë 16 kandidatë. Në bazë të sistemit të pikëzimit, tre prej emrave të kandidatëve dhe siguruan më shumë pikë, iu përcollën ministrit Lamallari.
Burimi ATSH


















