Reforma e Inspektimeve, Sula prezanton standarde të unifikuara dhe sistem digjital
Në kuadër të reformës së inspektimeve dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (IShPShSh), Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (IShMT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA).

Qëllimi i takimit ishte harmonizimi i praktikave të inspektimit, krijimi i standardeve të unifikuara dhe rritja e transparencës në të gjitha hallkat e procesit inspektues.
Në fjalën e tij, Sula theksoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkëpunimit mes strukturave qendrore dhe rajonale për të garantuar besueshmëri, efikasitet dhe llogaridhënie publike.
Gjatë sesionit teknik, u prezantua sistemi i ri dixhital i inspektimeve, i cili siguron standardizim të praktikave, gjurmueshmëri të veprimeve, planifikim të integruar dhe raportim të unifikuar. Ky sistem synon gjithashtu të reduktojë barrën administrative dhe të përmirësojë ndërveprimin me qytetarët dhe bizneset.
Në takimin me IShPShSh u diskutua për përmirësimin e përputhshmërisë me ligjin e punës, forcimin e kapaciteteve rajonale dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat dhe sigurinë në punë. Me IShMT u theksua rëndësia e sigurisë së produkteve në treg dhe dokumentimi i unifikuar i ndërhyrjeve. Ndërsa me DPA u fokusua mbi ruajtjen korrekte të dokumentacionit dhe harmonizimin e procedurave arkivore.
Ngjarja përfundoi me konfirmimin e hapave të radhës: unifikim i plotë i praktikave, përmirësim i shkëmbimit të informacionit dhe rritje e standardit të shërbimit ndaj publikut.
Reforma e inspektimeve synon të krijojë një administratë moderne, llogaridhënëse dhe të besueshme, duke përmirësuar rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.