
Begaj uron Fitër Bajramin: Qoftë kjo festë ditë solidariteti për të gjithë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uron që kjo festë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe mbarësi në çdo familje shqiptare, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit.
“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë”, shkruan Presidenti Begaj.
Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë do të festojnë më 20 mars Fitër Bajramin. Namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”, më 20 mars, në orën 06:30.
Burimi ATSH



















