Salla, takim me përfaqësuesen e BB-së për ecurinë e projektit CRAD
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një bashkëbisedim me Xiaoqing Yu, drejtore e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të projektit “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimi i Bujqësisë”, (CRAD).

Gjatë takimi Salla dhe Yu diskutuan ecurinë e projektit dhe hapat konkretë për përshpejtimin e zbatimit në mbështetje të zhvillimit të sektorit bujqësor dhe procesit të integrimit europian.

Ministri Salla u shpreh se “përmes bashkëpunimit të ngushtë me Bankën Botërore do të garantojmë zbatimin efektiv të projektit dhe maksimizimin e përfitimeve për fermerët dhe sektorin bujqësor”.
Projekti CARD synon përmirësimin e zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë, rritjen e vlerës së produkteve bujqësore, forcimin e sigurisë ushqimore dhe garantimin e sistemeve moderne të vaditjes dhe kullimit.
Burimi ATSH