Gonxhja: Vizitorë nga e gjithë bota në Pazarin e Krujës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga Pazari i Krujës, plot me turistë nga e gjithë bota.


Rrugët e kalldrëmta të qytetit historik të Krujës, edhe këtë vit janë të mbushura me turistë të huaj, por edhe pushues vendas.

Pazari karakteristik i këtij qyteti, mbetet një prej atraksioneve më të frekuentuara, duke nxitur kureshtjen e të huajve që të njihen me historinë dhe artizanatin e këtij qyteti, por ndërkohë qyteti ofron edhe peizazhe natyrore dhe perëndime dielli si askund.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga Pazari i Krujës, plot me turistë nga e gjithë bota.

Nga Pazari i Krujës, te Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik, ky qytet vijon të mbetet ndër qytetet më të vizituara. Rrugët gumëzhijnë nga turistët vendas e të huaj, që zbulojnë historinë, artizanatin dhe bukuritë e qytetit.

Kruja njihet për turizmin historik njëditor, por me shtimin e strukturave akomoduese turistët po qëndrojnë më gjatë në këtë qytet historik.

Pazari karakteristik i Krujës me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale është një ndër të preferuarit e turistëve. Por turistët nuk ikin nga Kruja pa vizituar edhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sejko takim me drejtoreshën e BB: Ekonomia shqiptare në trajektore pozitive zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sejko takim me drejtoreshën e BB: Ekonomia shqiptare në trajektore pozitive zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor,…