Vengu: Regjimenti i Operacioneve Speciale, laborator standardesh për mbrojtjen kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vlerësuar rolin e këtij formacioni elitë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vlerësuar rolin e këtij formacioni elitë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Në fjalën e tij, Vengu theksoi se historia ka treguar se për një shtet të vogël, cilësia është elementi që garanton forcën dhe mbijetesën.

“Ka momente në histori kur kombet kuptojnë një të vërtetë të thjeshtë: sasia është e domosdoshme, por është cilësia ajo që garanton forcën. Edhe Regjimenti juaj është ndërtuar mbi këtë parim: jo kushdo hyn dhe jo kushdo udhëheq. Sepse një shtet i vogël nuk ka luksin e papërgatitjes. Ai mbijeton vetëm kur më të mirët janë në krye”, u shpreh ministri.

Vengu iu referua edhe 2 marsit 1444 në Lezhë, kur princat shqiptarë u bashkuan nën udhëheqjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e cilësuar atë si një aleancë cilësie dhe vizioni për mbrojtjen e vendit dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Sipas tij, përzgjedhja në forcat speciale nuk është thjesht një proces administrativ, por një garanci për standard, meritë dhe lidership të drejtë, ndërsa theksoi se Regjimenti duhet të mbetet një laborator standardesh për të gjithë Forcat e Armatosura.

Ministri falënderoi efektivët dhe familjet e tyre për sakrificën dhe përkushtimin, si edhe drejtuesit e strukturave ushtarake për angazhimin në rritjen e kapaciteteve operacionale.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, u shpreh se ky përvjetor përfaqëson jo vetëm një moment simbolik, por edhe një standard të arritur.

Marrë nga ATSH

Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme

kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasadorët…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme

kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasadorët…