Salla vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u vlerësua sot në Romë me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”, i akorduar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u vlerësua sot në Romë me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”, i akorduar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane.

Vlerësimi simbolizon angazhimin institucional dhe punën e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Itali, duke reflektuar miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve, të ndërtuar mbi respekt, bashkëpunim dhe lidhje të forta njerëzore.

“Me nder dhe përgjegjësi pranova vlerësimin me çmimin ‘Luani i Artë’, i akorduar nga Komiteti ‘Leone d’Oro’ i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane”, u shpreh Salla.

Ai theksoi se ky është një vlerësim simbolik për angazhimin institucional dhe për punën e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në rrugën e afrimit të Shqipërisë me familjen europiane. “Çdo arritje ka kuptim vetëm kur përkthehet në më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë rezultate për qytetarët”, deklaroi ministri.

Sipas tij, çmimi përfaqëson gjithashtu një simbol të miqësisë së fortë mes Italisë dhe Shqipërisë, një marrëdhënie e ndërtuar mbi bashkëpunim afatgjatë dhe lidhje njerëzore që i rezistojnë kohës.

“Ai i përket gjithashtu të rinjve tanë, që me energjinë dhe vizionin e tyre përfaqësojnë të ardhmen e kësaj miqësie”, tha Salla.

Burimi ATSH

Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme

kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasadorët…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme

kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasadorët…