Lamallari: Rishikojmë gjithë kuadrin ligjor penal në bashkëpunim me ndërkombëtarët

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave, u ndal te rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave, u ndal te rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, për të cilët tha se po bëhet një punë kolosale falë edhe bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ndërkombëtarët, konkretisht nga ekspertë nga qeveria italiane, franceze dhe ajo holandeze.

Lamallari shpjegoi se procesi përfshin rishikimin e gjithë kuadrit penal, teksa shtoi se ndryshimet janë të nevojshme për të treguar një mendësi ndryshe në drejtim të politikës penale.

“Është një punë masive që përfshin rishikimin e gjithë kuadrit ligjor penal, si atë material dhe procedural, ku krahas Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të cilat në vetvete krahas nevojës për përmirësime dhe qartësime të nevojshme, kjo edhe nga komentet shumë të drejta të ekspertëve të Këshillit të Evropës, të cilët kanë parë se jo vetëm ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Penale, por edhe në Kodin Penal, janë mëse të nevojshme, duke treguar një mendësi ndryshe në drejtim të politikës penale që duhet të udhëheqë Shqipërinë 2030, në mënyrë që të ruhet dhe koherenca mes këtyre ligjeve”, tha Lamallari.

Ai shtoi se po bëhet një punë shumë e stërmundimshme nga ekipet e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim dhe me gjithë personat e angazhuar.

Lamallari theksoi gjithashtu rëndësinë e ligjit për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale, i cili përfshin 23 akte ligjore.

“Jam i bindur se do të jetë pjesë e piketave përmbyllëse në kapitujt 23 dhe 24”, shtoi ai.

Ministri u ndal edhe tek ligjet që përmirësojnë garancitë procedurale, përfshirë ndihmën juridike falas dhe çështje të tjera administrative.

“Ka edhe ligje të tjera që ndikojnë në përmirësimin e garancive procedurale, si ndihma juridike falas, pra e garantuar nga shtetit, po ashtu dhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me çështje administrative”, tha Lamallari.

Ministri përmendi edhe masterplanin për ndërtimin e godinave të institucioneve të drejtësisë, për të cilin, sipas tij, “do të garantohet nga buxhet i shtetit dhe puna po ndahet në koordinim me institucionet përkatëse”.

Ai shtoi se “në të njëjtën logjikë ë rinovimit të infrastrukturës ekzistuese, po shikojmë dhe masterplanin e burgjeve, ku krahas burgut të grave në zonën e “Ali Demit” po shikohet edhe mundësia që të përfshihet edhe Burgu 302 dhe ai 313, në mënyrë që të sigurohet një ambient i përshtatshëm”.

Lamallari u ndal edhe tek zbatimi i masave alternative për të ulur numrin e paraburgimeve, ku përmendi mbikëqyrjen elektronike.

“Zbatimi i masave alternative, konkretisht mbikëqyrja elektronike, nuk ka ekzistuar në Shqipëri për kaq vite. I kam përcjellë porositë edhe Shërbimit të Provës, që të prezantohet një projekt, i detajuar edhe financiarisht, në mënyrë që të bëjmë të mundur zbatimin e atyre rekomandimeve, që me të drejtët ekspertët e Këshillit të Evropës thanë që kjo do të çojë në uljen e masave të aplikuara të arrestit me burg dhe arrestit në shtëpi”, tha ai.

/Marrë nga ATSH

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.