
Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën e saj në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike.

Hungaria po dëshmon se investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike për Europën Qendrore.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Budapest, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën e saj në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike.
Gjatë takimit Vengu u njoh nga afër kapacitetet teknologjike dhe modeli i zhvillimit industrial që kjo kompani përfaqëson.
Synimi i kësaj vizite është integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, me qëllim ndërtimin e aftësive të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese për forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.
Marrë nga ATSH


















