Udhëzimi për rivlerësimin e ndërtesave, zbritje 1% për çdo vit përdorimi

Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikuan në Fletoren Zyrtare udhëzimin e përbashkët, që përcakton mënyrën e llogaritjes së bazës tatimore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve.


Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikuan në Fletoren Zyrtare udhëzimin e përbashkët, që përcakton mënyrën e llogaritjes së bazës tatimore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve.

Një nga rregullat kryesore të udhëzimit është se, për ndërtesat, çmimi minimal fiskal do t’i zvogëlohet 1% për çdo vit të plotë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë.

Zbritja nuk mund të jetë më e madhe se 30% e çmimit referencë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9632, “Për sistemin e taksave vendore”. Për tokat, çmimi minimal fiskal përcaktohet sipas hartës së vlerave për pasuritë e paluajtshme, në fuqi në datën e rivlerësimit.

Sipas udhëzimit, individët mund të zgjedhin që rivlerësimin ta kryejnë ASHK-ja ose një ekspert i licensuar. Në rast të rivlerësimit nga eksperti, baza tatimore llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së përcaktuar nga eksperti dhe vlerës së zbritshme, që nuk mund të jetë më e ulët se çmimi minimal fiskal.

Vlera e zbritshme përcaktohet nga akti i fundit i regjistruar për pasurinë, qoftë kontratë blerje, shkëmbim, trashëgimi, dhuratë apo heqje dorë.

Kur nuk ka vlerë të regjistruar, për ndërtesat përdoret kostoja e shfrytëzimit për metër katror të përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave, ndërsa për tokën përdoret vlera e indeksuar sipas hartës së vlerave dhe inflacionit mesatar vjetor.

Më poshtë pjesë nga Udhëzimi

LLOGARITJA E BAZËS SË TATUESHME PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË PËR INDIVIDËT

1.Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit të përbashkët nr. 34, datë 29.12.2023, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”. Në këtë rast, bazae tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi (sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi) dhe vlerës së zbritshme të përcaktuar në pikën 3 të këtij kreu.

1.1 Çmimi minimal fiskal, bazuar në udhëzimin e përbashkët nr. 34/2023, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”, do të konsiderohet çmimi i referencës për pasurinë e paluajtshme ndërtesa dhe sipas hartës së vlerave për pasurinë e paluajtshme tokë.

a) Në rastin e ndërtesave, çmimeve të referencës do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë. Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme ndërtesa. Kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës të përcaktuar në VKM-në në zbatim të neneve 21, pika 2, 22, pika 5, 22/1, 22/3 dhe 22/4 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

b) Në rastin e tokave çmimi minimal fiskal është çmimi për metër katror sipërfaqeje, të përcaktuar në hartën e vlerave, sipas aktit nënligjor në fuqi në datën e rivlerësimit.

2. Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.

3 Vlera e zbritshme, si në rastin e pikës 1 dhe në atë të pikës 2 të këtij kreu, është vlera e pasurisë sipas aktit të fundit të regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme (qoftë kontratë blerje, shkëmbim, trashëgimi, dhuratë, heqje dorë, apo rivlerësim i pasurisë së paluajtshme), për të cilin është llogaritur dhe paguar tatimi.

3.1 Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa vlerë, për të përcaktuar vlerën e zbritshme, si vlerë regjistrimi do të konsiderohet vlera sipas parashikimeve të paragrafit

3.2 të udhëzimit të përbashkët nr. 34/2023. Konkretisht, në rastet kur nuk mund të përcaktojmë një vlerë të zbritshme, sipas parashikimeve të pikës 3 të këtij kreu, atëherë vlera e zbritshme do të jetë si në vijim:

a) Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në DVASHK, të cilat nuk kanë vlerë të regjistruar, ose vlera e regjistruar është e shprehur në monedha të tilla, si franga ari, apo napolona floriri, si dhe për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, për efekt të përcaktimit të tatimit mbi rivlerësimin, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave, në vitin e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.Për ndërtesat e përfituara në rastet e trashëgimisë, dhuratave apo heqjes dorë, për të cilat nuk ka qenë regjistruar vlerë e pronës, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave në datën e regjistrimit të aktit.

b) Për tokën, në të gjitha rastet, nëse nuk ka një vlerë në regjistrim, si vlerë e zbritshme do të merret vlera e llogaritur, duke përdorur indeksimin e çmimit të tokës sipas hartës së vlerave, me inflacionin mesatar vjetor të llogaritur për vitin në të cilin është fituar pronësia, sipas aneksit nr. 1 bashkëngjitur udhëzimit të përbashkët nr. 34/2023.

/Marrë nga ATSH

Vengu: Shqipëria dhe Hungaria shkëmbejnë atashe ushtarakë brenda vitit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu: Shqipëria dhe Hungaria shkëmbejnë atashe ushtarakë brenda vitit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të…