Aplikacion dedikuar dhuruesve të gjakut, mbështet rritjen e dhurimit vullnetar

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut prezanton aplikacionin “UnëDhuroj” dedikuar dhuruesve të gjakut, një platformë informuese që ofron të dhëna të plota mbi pikat e dhurimit, grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme, duke mbështetur rritjen e dhurimit vullnetar në vend.

Dr. Viola Shano nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bëri të ditur se aplikacioni ri vjen në ndihmë për të gjithë dhuruesit e gjakut për të marrë një informacion për sa i përket të gjitha pikave ku mund të dhurohet gjak në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu, Shano tha se ky aplikacion ofron informacione bazë në lidhje me dhurimet e gjakut me grupet apo me nevojat që mund të ketë një i afërm i tyre.

“Ky aplikacion që do të prezantohet sot ka të bëjë me një risi për sa i përket analizave të dhuruesve të gjakut, ku ne në bazë të të dhënave që do të kemi nga databaza, do të bëjmë një vlerësim metabolik dhe kardiovaskular, ku përgjigjet e tyre do t’i dërgohen me email secilit dhurues, në mënyrë që të kemi një parandalim për këto risqe që mund të paraqiten”, tha Shano.

Sipas saj, aplikacioni vjen në kuadër të projektit “Ripresa” në bashkëpunim me organizatën e dhuruesve vullnetar të gjakut.

/Marrë nga ATSH

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…