AMF dhe Shoqata e Sigurimeve diskutojnë përafrimin me standardet evropiane për sigurimin e jetës, pensionet dhe fondet e investimit

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Shoqërive të Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit


Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Shoqërive të Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, në kuadër të përpjekjeve për harmonizimin e sektorit financiar jobankar me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, Xhemali theksoi se transpozimi dhe implementimi i Acquis Communautaire për Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” synon rritjen e besimit në treg, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, si dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorit, veçanërisht në sektorin e sigurimit të jetës, pensioneve private dhe fondeve të investimit.

Diskutimi u përqendrua në përafrimin ligjor dhe rregullator me acquis-in e BE-së, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar.

Përfaqësuesit e Shoqatës vlerësuan dialogun me AMF dhe konfirmuan angazhimin për të kontribuar në reformimin e kuadrit ligjor, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të tregut sipas praktikave më të mira evropiane.

Palët dakordësuan vijimin e konsultimeve teknike mbi prioritetet e përafrimit dhe forcimin e bashkëpunimit, me qëllim garantimin e një kuadri të qartë rregullator, mbikëqyrje efektive dhe zhvillim të qëndrueshëm të tregjeve të sigurimit të jetës, pensioneve private dhe fondeve të investimit.

Burimi ATSH

Vengu: Shqipëria dhe Hungaria shkëmbejnë atashe ushtarakë brenda vitit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu: Shqipëria dhe Hungaria shkëmbejnë atashe ushtarakë brenda vitit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të…