Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita e tij në Prishtinë, në vigjiljen e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës, ishte shumë e veçantë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit lidhur me prokurorinë e Hagës dhe pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita e tij në Prishtinë, në vigjiljen e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës, ishte shumë e veçantë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit lidhur me prokurorinë e Hagës dhe pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës.

Në rubrikën “Shënimet e Javës” në Podkastin “FLASIM” – Episodi 7, Sezoni 6, Rama u shpreh se shkaku i vizitës ishte ftesa e profesor Ahmed Shalës në promovimin e librit të tij “Kur heshtja flet”, një vepër që, sipas tij, duhet lexuar për të kuptuar më thellë procesin në Hagë kundër udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shumë e veçantë ka qenë vizita e kësaj here në Prishtinë, në vigjiljen e ditës kombëtare të pavarësisë së Kosovës, pas bombës së prokurorëve të Hagës mbi Kosovën, si edhe po ashtu pas votëbesimit të qeverisë së re të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sebepi i kësaj vizite ishte ftesa e një miku të kahershëm dhe burri fisnik nga Prishtina, profesor Ahmed Shalës, në promovimin e librit të tij ‘Kur heshtja flet’, një libër që duhet lexuar për të mësuar më shumë dhe kuptuar më thellë mbi procesin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ishin të jashtëzakonshme, si për harmonizimin e angazhimeve ndërkombëtare, ashtu edhe për rritjen e bashkëpunimeve kombëtare.

“Por takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti ishin tejet pozitive, qoftë për nga këndvështrimi i harmonizimit të angazhimeve ndërkombëtare me Vjosën, qoftë për nga këndvështrimi i rritjes së bashkëpunimeve kombëtare me Albinin”, u shpreh Rama.

Rama vuri në dukje edhe bashkëbisedimin me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët ai i ftoi në Tiranë për të vazhduar komunikimin.

“Qershia mbi tortë ishte bashkëbisedimi me studentët e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ dhe me nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, të cilët i ftova me shumë kënaqësi në Tiranë për të vazhduar komunikimin tonë të filluar më herët”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi gjithashtu telefonatën e përvitshme nga Haga për urimin e pavarësisë, duke e konsideruar këtë vit veçanërisht emocionuese për shkak të zhvillimeve në Prokurorinë Speciale. Ai përcolli mesazhin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga burgu i Hagës.

“Në fillim e në fund të bisedës, Hashimi më përsëriti fjalinë: ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë, askush!’”, u shpreh Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita e tij në Prishtinë, në vigjiljen e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës,…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Vizita në Kosovë, takime pozitive me Osmanin dhe Kurtin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizita e tij në Prishtinë, në vigjiljen e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës,…