Paketa e re ligjore: Unifikim i IKMT, reformë në Policinë Bashkiake, fuqizim i Prefekturave e modernizim i shërbimeve publike

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu prezantoi sot, në një konferencë për mediet, paketën e fundit të nismave ligjore, që synojnë forcimin e ligjshmërisë në territor, rritjen e standardeve të sigurisë dhe modernizimin e shërbimeve në funksion të qytetarëve.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu prezantoi sot, në një konferencë për mediet, paketën e fundit të nismave ligjore, që synojnë forcimin e ligjshmërisë në territor, rritjen e standardeve të sigurisë dhe modernizimin e shërbimeve në funksion të qytetarëve.

“Është ndërmarrë një hap i rëndësishëm për centralizimin dhe unifikimin e strukturave të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe IMT-ve vendore, duke krijuar një strukturë të unifikuar me kontroll dhe mbikëqyrje të njehsuar në të gjithë territorin”, sqaroi ministrja e Brendshme.

Sipas saj, kjo do të vendosë standarde të barabarta dhe do ta bëjë përfundimtar operacionin për rikthimin e ligjshmërisë.

Një tjetër hallkë e paketës ligjore është reformimi i Policisë Bashkiake.

Ministrja bëri të ditur se synimi është krijimi i një Polici Bashkiake profesionale, me standarde të njëjta në të gjithë vendin, që funksionon si forcë mbështetëse për Policinë e Shtetit sa herë që është e nevojshme.

Drafti i ri parashikon një hierarki dhe një bërthamë qendrore, e cila garanton rekrutim transparent, trajnim të vazhdueshëm dhe standardizim të plotë, duke ruajtur varësinë nga bashkitë.

Ndërkohë, Koçiu nënvizoi gjithashtu rolin kyç të prefektëve, veçanërisht gjatë përmbytjeve të muajit janar, ku ata shërbyen si hallkë ndërmjetëse mes pushtetit qendror dhe atij vendor në koordinimin e evakuimeve, kërkim-shpëtimit dhe regjistrimit të dëmeve.

Ndryshimet ligjore parashikojnë zgjerim kompetencash dhe shtimin e dy prefektëve detarë, për të rritur sigurinë në zonat bregdetare, për të parandaluar uzurpimin e hapësirave publike, për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve, reduktuar ndotjen akustike dhe menaxhuar flukset turistike.

Një tjetër prioritet është përfundimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave, i cili do t’i japë fund informalitetit në identifikimin e vendbanimeve dhe bizneseve.

Ministrja bëri me dije se ka nisur një proces i plotë rishikimi dhe përmirësimi të sistemit, në koordinim të ngushtë me bashkitë, për të adresuar pasaktësitë ekzistuese, kufijtë hartografikë dhe standardizimin e sinjalistikës. Krijimi i Regjistrit Unik të Adresave do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve, sigurinë, zhvillimin e sipërmarrjes dhe turizmin.

Në fokus të punës së MPB-së, mbetet reforma në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Ajo bëri të ditur se në 10 vitet e fundit numri i efektivëve është dyfishuar, nga 740 në rreth 1400, si dhe janë rritur dhe modernizuar kapacitetet logjistike.

Megjithatë, mbeten sfida që lidhen me shpërndarjen e burimeve, standardet e ndryshme dhe procedurat e paunifikuara. Parashikohet krijimi i një Akademie për formimin dhe zhvillimin profesional të personelit të MZSH-së, me fokus në standardizimin e trajnimeve, rritjen e profesionalizmit dhe certifikimin e unifikuar.

/Marrë nga ATSH

Thellim i bashkëpunimiz Shqipëri-Kosovë në fushën e bujqësisë

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, më 2–3 prill 2026, Ministri i…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Thellim i bashkëpunimiz Shqipëri-Kosovë në fushën e bujqësisë

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, më 2–3 prill 2026, Ministri i…