Rama: Pezullimi nuk cenon personin, por funksionin e një institucioni

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se pezullimi nga detyra i një anëtari të kabinetit qeveritar nuk cenon personin, por funksionimin e institucionit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se pezullimi nga detyra i një anëtari të kabinetit qeveritar nuk cenon personin, por funksionimin e institucionit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku u prezantua nisma ligjore që ndalon pezullimin e funksioneve kushtetuese, Rama paraqiti argumentet politikë dhe logjikë se ku bazohet kjo nismë ligjore.

“U tha këtu që ka një boshllëk. Boshllëku është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo vetëm në të gjithë Europën, por planetin. Kur them këtë kam parasysh jo persona të veçantë, por kam parasysh kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës së vet”, tha Rama.

Sipas tij, nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit nëse në frymën dhe germën e Kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë Kushtetutë.

Rama nënvizoi se ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezullimin nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa filluar akoma as gjyqi për anëtar të kabinetit qeveritar është fakti se pezullimi nuk cenon personin, por funksionin.

“Të gjitha ato funksione që përfshihen në këtë nismë janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Në momentin kur pezullohet një ministër nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por puna e një institucioni”, tha Rama.

Aktualisht, Kryeministri theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka më kapacitete të propozojë asnjë gjë në Këshillin e Ministrave, sepse nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar.

“Kaq do të mjaftonte për ta mbyllur këtë debat absurd. Nuk mjaftoi fakti që nuk ekziston asnjë rast i vetëm në historinë e demokracisë në Europë ku të jetë pezulluar një anëtar i qeverisë nga një prokuror dhe gjykatës. Nuk ka ndodhur asnjë herë një rast i vetëm në sistemet e vendeve demokratike që të jetë pezulluar një anëtar kabineti. Por, në vend që të merret një vendim i bazuar në arsyen kushtetuese, merret një vendim i bazuar në arsyet politike dhe nevojat e brendshme të njërit apo tjetrit për të mbajtur ekuilibër politik”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ka anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që nuk kanë dhënë kurrë një vendim të vetëm në anën e qeverisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muzeu Arkeologjik i Durrësit në prag të rihapjes për publikun

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë ndodhet në fazën përfundimtare…

Global 360

Trump uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Muzeu Arkeologjik i Durrësit në prag të rihapjes për publikun

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë ndodhet në fazën përfundimtare…