Gonxhja: Ligji për Sponsorizimin, gati në 2027-ën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në fjalën e mbajtur sot në Asamblenë Zgjedhore të FShF-së, tha se deri në fundin e këtij viti do të jenë gati aktet nënligjore për Ligjin e Sponsorizimeve dhe nga viti 2027 ai do të jetë në fuqi, duke i dhënë më shumë frymëmarrje biznesmenëve që investojnë në sport.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në fjalën e mbajtur sot në Asamblenë Zgjedhore të FShF-së, tha se deri në fundin e këtij viti do të jenë gati aktet nënligjore për Ligjin e Sponsorizimeve dhe nga viti 2027 ai do të jetë në fuqi, duke i dhënë më shumë frymëmarrje biznesmenëve që investojnë në sport.

Ligji “Për sponsorizimet në sport në Shqipëri”, i bazuar kryesisht te Ligji nr. 7892, datë 21.12.1994, i ndryshuar, synon nxitjen e financimit privat përmes lehtësive tatimore, duke u mundësuar sponsorëve në futboll, basketboll, volejboll etj., zbritje nga tatimfitimi, deri në 15-20% për sportet e përhapura.

“Doja të theksoja lajmet e mira dhe t’i rikonfirmoja. Javën e shkuar mbyllëm konsultimin publik sa i përket një ligji shumë të rëndësishëm që do hapë një horizont shumë të madh e të gjerë, të shumëpritur, që është ai i sponsorizimeve. Theksoj që vendin e parë e zë futbolli, për sa i përket forcës që ka për promovimin dhe forcën që ka për kthimin e investimit”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ligji i sponsorizimit do të sjellë më shumë shikueshmëri dhe do të japë për ata që do të investojnë në këtë sport një promovim dhe shikim që përmes futbollit është shumë herë më i madh.

Ministri tha se, nga fundi i këtij viti mbyllen aktet nënligjore dhe proceduriale, duke “qepur” gjithë sistemin e aplikimit dhe vetëdeklarimit të mënyrës se si do të funksionojë ligji i sponsorizimit.

“Është e pamundur të mendojmë se mund t’ia dalim vetëm me fonde buxhetore, kështu që po bëjmë ç’është e mundur për formula që deri sot nuk kanë qenë, kjo në mbështetje të sportit. Kjo gjë do të vijë si një paketë që do të përfshijë edhe artin, kulturën, spektaklet, gjithë ngjarjet ndërkombëtare, sepse kjo është një levë ekonomike për vendin, dhe pse jo edhe turizmin”, tha Gonxhja.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…