
Xi përcjell urimet e Festës së Pranverës për Vitin e Kalit
Presidenti kinez Xi Jinping të shtunën u përcolli të gjithë kinezëve brenda e jashtë vendit urimet e Festës së Pranverës në një pritje në Pekin në prag të Vitit të Ri Kinez që është edhe viti i kalit sipas ciklit të shenjave zodiakale kineze.

Presidenti kinez Xi Jinping të shtunën u përcolli të gjithë kinezëve brenda e jashtë vendit urimet e Festës së Pranverës në një pritje në Pekin në prag të Vitit të Ri Kinez që është edhe viti i kalit sipas ciklit të shenjave zodiakale kineze.
Në pritjen e organizuar në Pallatin e Madh të Popullit, kreu i shtetit e përshkroi vitin që po mbyllet si “i jashtëzakonshëm”, duke thënë se pavarësisht vështirësive dhe mjedisit kompleks dhe të paqëndrueshëm brenda dhe jashtë vendit, Kina prapë bëri përparime, duke vënë në jetë objektivat kryesore vjetore të zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe duke ngritur aftësitë ekonomike, tekniko-shkencore, të mbrojtjes kombëtare dhe të fuqisë së përgjithshme në një nivel të ri.

Pritja e Festës së Pranverës 2026, Pallat i Madh i Popullit, Pekin/Foto nga Xinhua
Në fjalimin e rastit, ai përmendi gjithashtu arritjet e vendit në drejtime të ndryshme, dhe kontributet që ka dhënë për të shtuar qëndrueshmërinë, paqen dhe lulëzimin e botës, duke përfshirë paraqitjen e Nismës së Qeverisjes Globale, nxitjen e ndërtimit të një bashkësie ndërkombëtare me të ardhme të përbashkët etj.
Për Vitin e Ri të Kalit, ai shpresoi se nën frymën e kësaj kafshe që sipas kulturës kineze simbolizon forcë, përpjekje këmbëngulëse, vendi mund të përparojë në rrugën drejt një së ardhmeje më të ndritur.
Në pritjen morën pjesë mbi 2000 të ftuar nga qarqet e ndryshme të vendit.
Burimi CGTN



















