Balla takim me sekretarin e përgjithshëm të Fondacionit “Konrad Adenauer”
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, u takua me sekretarin e përgjithshëm të Fondacionit “Konrad Adenauer” (KAS), Mark Speich.

Në takim u diskutua mbështetja e Fondacionit për reformat demokratike përmes trajnimeve, studimeve dhe forumeve publike, që kanë kontribuar në konsolidimin e institucioneve dhe rritjen e kapaciteteve të administratës publike.
Fondacioni ka zhvilluar projekte për sistemin e drejtësisë, transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe ka mbështetur zhvillimin e lidershipit të ri, duke investuar tek të rinjtë, gratë dhe aktorët e shoqërisë civile për të krijuar një brez liderësh me vlera europiane.
Diskutimi përfshiu gjithashtu integrimin europian, me nxitjen e dialogut mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe promovimin e bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani.
Në frymën e trashëgimisë së Konrad Adenauerit, fondacioni promovon vlerat e demokracisë kristiandemokrate, ekonomisë sociale të tregut dhe partneritetit euroatlantik.
Burimi ATSH