Shfrytëzimi i të miturve në internet, Policia apel prindërve të ruajnë privatësinë dhe intimitetin e fëmijëve

Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, përcolli sot një apel për të miturit, prindërit dhe kujdestarët.


Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, përcolli sot një apel për të miturit, prindërit dhe kujdestarët.

Sipas policisë, nga të dhënat e përfituara nëpërmjet bashkëpunimit me NCMEC (National Center for Missing & Exploited Children – Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar), një organizatë amerikane që bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën, për identifikimin dhe raportimin e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, rezulton një rritje shqetësuese e rasteve të raportuara.

“Gjatë vitit 2025, Policia e Shtetit ka marrë 5 707 raporte të referuara nga NCMEC, që përkthehet në një mesatare prej rreth 475 raportesh në muaj. Ndërkaq, vetëm gjatë muajit janar të vitit 2026 janë administruar 655 raporte, duke treguar një rritje të ndjeshme të fenomenit”, thuhet në njoftim.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të monitorojnë dhe të jenë të vëmendshëm ndaj aktivitetit online të fëmijëve të tyre, të komunikojnë hapur me ta, mbi rreziqet e internetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të përdorin mjete kontrolli dhe masa sigurie në pajisjet elektronike.

Policia e Shtetit apelon që prindërit dhe çdo qytetar të ruajë privatësinë dhe intimitetin e fëmijëve të mitur, duke mos shpërndarë apo ripostuar materiale të papërshtatshme. Këto përmbajtje identifikohen nga NCMEC, përmes teknologjive të specializuara, dhe të dhënat e poseduesve apo të shpërndarësve të tyre, i referohen Policisë së Shtetit, për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Në fund, Policia thekson se “mbrojtja e fëmijëve në hapësirën digjitale është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, prindërve dhe komunitetit, mund të garantojmë një përdorim më të sigurt të internetit, për çdo fëmijë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

Drejtues Madhor Skënder Hita, u shpreh sot pas marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, se…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

Drejtues Madhor Skënder Hita, u shpreh sot pas marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, se…