Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor.


Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2024 “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Arsimit.

Sipas vendimit, statusi “Qendër Ekselence” do t’u jepet institucioneve që kanë rezultate të spikatura në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, si dhe atyre që zhvillojnë kërkim shkencor në fusha prioritare.

Statusi jepet me afat të përkohshëm ose të përhershëm. Për rezultate të spikatura në nivel kombëtar, ai akordohet për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Ndërsa për rezultate të spikatura në nivel ndërkombëtar, në kuadër të projekteve me kohëzgjatje jo më pak se tre vjet, statusi jepet me afat të përhershëm.

Institucionet që aplikojnë duhet të jenë të regjistruara në Regjistrin Kombëtar përkatës dhe të plotësojnë një sërë kriteresh shkencore, bibliometrike, infrastrukturore, administrative dhe të ndikimit në shoqëri. Mes tyre përfshihen publikimi i të paktën tre artikujve shkencorë në vit në revista të indeksuara, angazhimi në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, marrëveshje bashkëpunimi me partnerë vendas ose të huaj, si dhe posedimi i të paktën një patente ose marrëveshjeje me industrinë për produkte apo procese inovative.

Vendimi parashikon gjithashtu kritere në burime njerëzore dhe infrastrukturë kërkimore, përfshirë ekzistencën e një drejtuesi kërkimor-shkencor, mekanizma për barazi gjinore dhe mbështetje të kërkuesve të rinj, si dhe infrastrukturë moderne dhe akses të hapur në laboratorë dhe biblioteka.

Aplikimi për statusin “Qendër Ekselence” do të bëhet përmes portalit “e-Albania”, i shoqëruar me dokumentacionin përkatës, raportin e auditit financiar dhe planin strategjik të zhvillimit. Për vlerësimin e kërkesave do të ngrihet një komision i posaçëm me pesë anëtarë, përfshirë përfaqësues të ministrisë përgjegjëse dhe ekspertë të pavarur.

Subjektet që marrin refuzim kanë të drejtë ankimi brenda 30 ditëve, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Lexo më shumë nga

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…