Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se janë rreth 46 mijë persona, gra, fëmijë e të moshuar që përfitojnë shërbime sociale në të gjitha bashkitë e vendit.

Katërmbëdhjetë shërbime të reja sociale u prezantuan sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të eventit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.


Katërmbëdhjetë shërbime të reja sociale u prezantuan sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të eventit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, më shumë sesa vetëm “provime të kalueshme”, por si procese që ngrenë nivelin e cilësisë në çdo sektor që lidhet me standardet evropiane.

Kreu i qeverisë tha se negociatat nuk janë vetëm një fazë burokratike për t’u ulur në tryezën e BE-së, por janë momente që përcaktojnë transformimin e politikave dhe standardeve kombëtare drejt vlerave të BE-së, duke përfshirë mbështetjen sociale dhe mirëqenien që BE-ja ofron për shtetet anëtare.

“Ky është një rast tipik konkret për të kuptuar rëndësinë e negociatave të anëtarësimit, jo thjesht si provime që duhen kaluar për të arritur më në fund për t’u ulur ne tryezën e BE, por si momente që përcaktojnë rritjen e nivelit të cilësisë në çdo sektor ku ato momente prekin këtë ndërveprim me BE. Dhe sigurisht që BE është mekanizmi më i sofistikuar i mbështetjes dhe i mirëqenies sociale. Bashkimi evropian zotëron rrjetin më të avancuar të mbështetjes nga shteti, nga sektori publik i familjeve, i individëve, i kategorive shoqërore që janë vulnerabël”, tha Rama.

Gjatë vitit 2026, Fondi Social do të financojë 14 shërbime të reja, të dedikuara për fëmijët dhe nënat në nevojë, fëmijët dhe të rriturit me aftësi ndryshe, të moshuarit, gratë dhe vajzat viktima të dhunës, si dhe për fëmijët pa kujdes prindëror. Nga këto, 12 shërbime të reja do të ofrohen në bashkitë Durrës, Prrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik dhe Kamzë, ndërsa dy shërbime të reja Emergjence dhe Linje Këshillimi për fëmijë do të ngrihen në nivel qarku.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…