Mbi 65 mijë fermerë përfituan nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi sot se 65,435 fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar nga pagesat e drejtpërdrejta të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025, me një fond total prej 5,152 miliardë lekësh.


Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi sot se 65,435 fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar nga pagesat e drejtpërdrejta të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025, me një fond total prej 5,152 miliardë lekësh.

Sipas AZHBR-së, përmes tetë masave mbështetëse, skema ka synuar të mbështesë sektorët kryesorë të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, duke kontribuar në uljen e kostove të prodhimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend.

Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, ka thënë se kjo mbështetje financiare përbën një instrument të rëndësishëm për fuqizimin e fermerëve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

“Kjo mbështetje kontribuon drejtpërdrejt në uljen e kostove, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në të gjithë vendin”, theksoi Kuçi.

Sipas të dhënave të bëra publike nga AZHBR, numri i përfituesve sipas masave mbështetëse është :

a) 3 791 fermerë përfituan nga masa për tufën bazë të matrikullimit (gjedhë);

b) 5 275 fermerë nga masa për tufën bazë të matrikullimit (të imta);

c) 4 135 përfitues nga masa për mbarështimin e bletarisë;

d) 1 307 përfitues për fara, fidane dhe inpute të tjera bujqësore;

e) 751 përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike;

f) 110 përfitues për fermat organike; 4 përfitues për certifikimin GlobalG.A.P.;

g) 50 061 fermerë përfitues për naftën e përdorur në punimet e mekanizuara në bujqësi.

AZHBR bën të ditur se masa për naftën në bujqësi përbën numrin më të lartë të përfituesve, duke reflektuar rëndësinë e mbështetjes për uljen e kostove të mekanizimit dhe përmirësimin e eficiencës në prodhim.

Skema Kombëtare e Mbështetjes 2025 konsiderohet një ndër instrumentet kryesore të politikave publike në mbështetje të fermerëve, me synim rritjen e prodhimit vendas, formalizimin e sektorit dhe përmirësimin e standardeve në përputhje me kërkesat e tregut.

Burimi ATSH

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…