Operatori i Blerjeve të Përqendruara me arkivë digjitale për rritjen e transparencës
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) përfundoi ndërtimin e arkivës digjitale, në kuadër të strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit të institucionit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve administrative dhe kalimit në qeverisje pa letra.

Arkiva digjitale synon përmirësimin e menaxhimit të dokumentacionit të prokurimit publik, përmes ruajtjes, organizimit dhe aksesit elektronik në dosjet e tenderave të zhvilluara ndër vite nga OBP.
Një veçori e këtij projekti është se platforma është zhvilluar tërësisht nga ekspertët e teknologjisë së informacionit të institucionit, pa përdorimin e burimeve të jashtme, duke reflektuar kapacitetet e brendshme profesionale të OBP.
Përmes kësaj platforme, dosjet fizike të tenderave do të digjitalizohen dhe do të administrohen në një arkivë elektronike të sigurt dhe të strukturuar, çka garanton ruajtje afatgjatë të dokumentacionit, rrit transparencën dhe shkurton kohët administrative.
Kalimi drejt arkivimit digjital redukton përdorimin e letrës dhe kostot operative, duke kontribuar gjithashtu në përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe menaxhimit institucional.
Me këtë projekt, OBP forcon rolin e tij në modernizimin e administratës publike dhe në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për menaxhimin e proceseve të prokurimit publik.
Burimi ATSH