Rama: Pezullimi i një anëtari qeverie pa gjyq është precedent i papranueshëm

Kryeministri Edi Rama u ndal te mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e një anëtareje të qeverisë, duke e cilësuar këtë situatë si një precedent të paprecedentë në një vend demokratik.


Kryeministri Edi Rama u ndal te mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e një anëtareje të qeverisë, duke e cilësuar këtë situatë si një precedent të paprecedentë në një vend demokratik.

Në episodin e pestë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”, Rama deklaroi se Gjykata Kushtetuese “nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë”, përmes asaj që ai e cilësoi si një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, pezullimin e një anëtari të qeverisë nga një prokuror dhe një gjyqtar, në një seancë paraprake, pa nisur ende gjykimi.

Sipas Kryeministrit, mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e bën Shqipërinë, për herë të dytë brenda dy muajve, një rast unik negativ.

Ai u shpreh se “Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të asaj që Servantes, në “Don Kishotin e Mançës”, i quan arsyet e mosarsyes”.

Rama theksoi se mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese rikthen në fuqi pezullimin e ministres, duke sqaruar se ajo nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që ka kërkuar pezullimin.

“Ky pezullim është shpikur me vendim të një seance të mbyllur, pa filluar ende gjyqi”, u shpreh ai.

Kryeministri e cilësoi këtë praktikë si “një shpikje 100% Made in Albania të drejtësisë së re ende të papjekur”, duke theksuar se çështja nuk lidhet me rastin konkret, por me një parim të panegociueshëm të demokracisë, garantimin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ nga pushteti gjyqësor.

“Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministers, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi. Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor. Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë”, deklaroi Rama.

Rama deklaroi se qeveria do ta vijojë këtë betejë, duke theksuar se mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e lë Shqipërinë në rrezik që të mbetet “vendi i vetëm në planet”, ku me këtë precedent, edhe Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga një prokuror.

Në vijim, Kryeministri reagoi edhe ndaj, siç i cilësoi ai, praktikave të reja të arresteve pa gjyq, duke iu referuar një rasti në Durrës, ku sipas tij janë lëshuar mbi 30 fletëarresti nga një prokuror për një çështje që, sipas Ramës, nuk përmbush asnjë nga kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike për arrestin.

Rama theksoi se përpjekja për ndërtimin e shtetit ligjor demokratik dhe për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian nuk do të prodhojë kosto politike për shumicën qeverisëse.

“Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik dhe për Shqipërinë europiane ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse”, u shpreh ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Pezullimi i një anëtari qeverie pa gjyq është precedent i papranueshëm

Kryeministri Edi Rama u ndal te mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e një anëtareje të qeverisë, duke e…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Pezullimi i një anëtari qeverie pa gjyq është precedent i papranueshëm

Kryeministri Edi Rama u ndal te mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e një anëtareje të qeverisë, duke e…