ATSH dhe MNA nisin një kapitull të ri bashkëpunimi në hapësirën europiane të informacionit

Agjencia e Lajmeve të Maltës ( Malta News Agency – MNA) dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi


Agjencia e Lajmeve të Maltës ( Malta News Agency – MNA) dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që synon forcimin e shkëmbimit të informacionit, përvojave profesionale dhe nismave të përbashkëta në fushën e medias.

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i MNA-së, Gaspare Borsellino dhe drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa dhe krijon një bazë të re dhe konkrete për një bashkëpunim më të thelluar mes dy agjencive, duke mundësuar shkëmbimin e lajmeve, fotove dhe materialeve multimediale ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës.

Zhupa u shpreh se “marrëveshja e sotme hap një rrugë konkrete për një bashkëpunim më efektiv mes agjencive tona. Ne do të forcojmë shkëmbimin e lajmeve, fotografive dhe informacionit të verifikuar, duke krijuar një fluks më të shpejtë dhe të besueshëm të përmbajtjeve mes Shqipërisë dhe Maltës”.

“Shqipëria dhe Malta ndajnë shumë më tepër sesa mund të duket: identitetin tonë mesdhetar, një histori të formësuar nga shumë kultura, përmasën e vendeve të vogla, por ambicioze dhe një orientim të përbashkët drejt Evropës. Këto janë elemente që na afrojnë natyrshëm dhe e bëjnë këtë bashkëpunim edhe më domethënës. Presim me interes nisma të përbashkëta në fushën e informacionit, formimit profesional dhe projekteve kulturore”, theksoi drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa.

Presidenti i Agjencisë së lajmeve malteze (MNA), Gaspare Borsellino theksoi se Mesdheu përfaqëson një hapësirë bashkëpunimi dhe lidhjeje mes vendeve, duke nënvizuar se marrëveshja me ATSH-në hap një kanal të qëndrueshëm për shkëmbimin e lajmeve dhe iniciativa të përbashkëta, në funksion të një pasqyrimi më të plotë dhe më të saktë të zhvillimeve në të dy brigjet e Mesdheut edhe në kontekstin evropian.

“Mesdheu është deti që na bashkon, jo një kufi. Me ATSH-në po hapim një kanal të qëndrueshëm për shkëmbimin e lajmeve, ekspertizës dhe iniciativave të përbashkëta në mënyrë që t’u shpjegojmë më mirë vendeve tona dhe Evropës se çfarë po ndodh në të dy brigjet. Kjo marrëveshje është një investim në cilësinë e informacionit dhe në bashkëpunimin praktik mes realiteteve të ndryshme, të bashkuara nga i njëjta vokacion evropian”, u shpreh Borsellino.

Ky memorandum bashkëpunimi konfirmon angazhimin e ATSH-së për zgjerimin e rrjetit të saj me partnerë ndërkombëtarë, forcimin e rolit të saj si burim i besueshëm informacioni si dhe për të kontribuar në promovimin e potencialeve ekonomike dhe turistike të Shqipërisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e…