“Mallorca Diario” artikull për Shqipërinë, Gonxhja: Interes në rritje si destinacion autentik

Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, në Madrit, Spanjë, tërhoqi interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga vende të ndryshme të botës


Shqipëria si një destinacion i jashtëzakonshëm turistik vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar në prestigjiozen “Mallorca Diario”.

Gazeta e njohur spanjolle i ka kushtuar një artikull të veçantë vendit tonë, pas takimit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, duke theksuar rolin në rritje të Shqipërisë në hartën turistike ndërkombëtare.

Artikulli përfshin një intervistë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili paraqiti vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

“Ky vlerësim nga një media prestigjioze evropiane konfirmon interesin në rritje për Shqipërinë si një destinacion autentik, konkurrues dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen”, iu referua Gonxhja artikullit në median spanjolle.

Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, në Madrit, Spanjë, tërhoqi interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga vende të ndryshme të botës, duke reflektuar rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si destinacion turistik.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në FITUR 2026 vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për promovimin e turizmit shqiptar në tregjet ndërkombëtare, për forcimin e bashkëpunimit me operatorë turistikë dhe për rritjen e numrit të vizitorëve të huaj në vend.

Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) 12,466,038 shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit të kaluar. Kjo shifër shënon një rritje vjetore prej 6.6% krahasuar me vitin 2024, duke dëshmuar se trendi rritës i Shqipërisë si destinacion turistik po konsolidohet.

Burimi ATSH

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e…