
TIA kryeson rajonin në 2025 me 11.6 milionë pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) regjistroi 11.6 milionë pasagjerë gjatë vitit 2025, me një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri të ditur se ka ruajtur pozicionin udhëheqës në rajon për vitin 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI Europe), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) regjistroi 11.6 milionë pasagjerë gjatë vitit 2025, me një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024.
Gjatë të njëjtit vit, rrjeti i fluturimeve u zgjerua me 15 destinacione të reja, ndërsa bashkëpunimi u zgjerua me 7 linja ajrore të reja.

Sa i përket renditjes rajonale të aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, Tirana International Airport (TIA) konfirmohet si aeroporti më i madh dhe me volumin më të lartë të pasagjerëve, me 11,640,047 udhëtarë me një rritje vjetore prej 8.7%.
Me këtë performancë, Tirana qëndron dukshëm përpara Beogradit (BEG), i cili ka regjistruar 8,913,520 pasagjerë, me një rritje më të moderuar prej 6.5%. Më pas vjen Mali i Zi (Podgorica), Maqedonia e Veriut (Shkupi) dhe Aeroporti i Prishtinës në Kosovë.
Burimi ATSH



















