Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim të përbashkët online me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus mbi zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) në hapësirën Schengen.

Sistemi EES synon të përshpejtojë procedurat në pikat kufitare, të reduktojë pritjet dhe të rrisë sigurinë përmes digjitalizimit të të dhënave.

Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët evropianë për të garantuar standarde që i shërbejnë qytetarëve dhe një lëvizjeje më të sigurt drejt vendeve të BE-së.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) i BE-së është një mjet digjital regjistrimi për vizitorët në Evropë.

Ai zëvendëson vulat e pasaportave me gjurmë gishtash dhe foto të fytyrës, falë një serie skanerësh të instaluar në aeroporte, porte dhe stacione hekurudhore në të gjithë kontinentin.

Qëllimi është të regjistrohen të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve jo BE që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër (90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore), duke u lejuar autoriteteve të gjurmojnë automatikisht tejkalimet e afateve dhe refuzimet e hyrjes.

Burimi ATSH

Spiropali, takim me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Uashington me kryetarin e Komisionit për Politikën e…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia