Salla dhe Kumbaro në Gjirokastër: Fuqizim i fermerëve përmes Skemës Kombëtare 2026

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, zhvilluan sot një bashkëbisedim të hapur me fermerë të Gjirokastrës, Tepelenës, Këlcyrës, Memaliajt, Dropullit, Përmetit dhe Libohovës


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, zhvilluan sot një bashkëbisedim të hapur me fermerë të Gjirokastrës, Tepelenës, Këlcyrës, Memaliajt, Dropullit, Përmetit dhe Libohovës, me fokus të veçantë te sektori i blegtorisë, i cili mbetet shtylla kryesore e ekonomisë lokale.

Gjatë takimit u diskutuan nevojat reale të fermerëve, potencialet prodhuese të zonave blegtorale dhe mënyrat se si ato mund të fuqizohen përmes Skemës Kombëtare 2026, e ndërtuar mbi bazën e përvojës së terrenit dhe të fermerëve.

Ministri Salla theksoi se për vitin 2026 është planifikuar një mbështetje e lartë për bujqësinë.

Me një fond prej 119 milionë eurosh, qeveria mundëson investime për prodhimin e produkteve konkurruese për tregjet europiane.

Mbështetja për fermerët do të realizohet përmes një kombinimi të instrumenteve financiare, duke përfshirë subvencione direkte, skema grantesh dhe garanci shtetërore deri në 70%, me qëllim rritjen e prodhimit, zhvillimin e sipërmarrjeve bujqësore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë rurale.

Takimi u shoqërua me një dialog të hapur me fermerët, të cilët theksuan rëndësinë e investimeve në sektorin e blegtorisë si faktor kyç për zhvillimin e zonës dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Burimi ATSH

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.