Tiranë-Katania, linjë e re direkte ajrore nga muaji maj

Linja Tiranë-Katania do të operojë katër herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të diel


Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis një linjë e re ajrore direkte drejt Katanias, Itali, duke zgjeruar më tej lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Italisë dhe duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët.

Linja Tiranë-Katania do të operojë katër herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të diel. Shitja e biletave nis më 30 janar, ndërsa fluturimi i parë është planifikuar për më 4 maj. Çmimet e biletave nisin nga 19,99 euro.

Hapja e kësaj linje pritet të lehtësojë udhëtimet për pushime, vizita familjare dhe qëllime biznesi, si dhe të mbështesë flukset turistike dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Katania, e vendosur në bregun lindor të Sicilisë, është një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut, e njohur për trashëgiminë historike, arkitekturën baroke dhe afërsinë me malin Etna, vullkani më aktiv në Evropë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.