VanHorn takon deputetët e rinj të PS dhe PD: Forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua këtë javë me deputetë e rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës, IVLP.

Ambasada amerikane bën me dije përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale se ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake.
Burimi ATSH