Rama: Prioritet, krijimi i një rrjeti të konsoliduar agropërpunimi

Kryeministri Edi Rama theksoi sot domosdoshmërinë e krijimit të një rrjeti të konsoliduar të agropërpunimit.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot domosdoshmërinë e krijimit të një rrjeti të konsoliduar të agropërpunimit.

I pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues ku u prezantua platforma e re ExportOn, Rama theksoi se agropërpunimi është vendosur në prioritetet e listës së punëve të qeverisë.

“Sa më shumë të tërheqim nga kanali i eksporteve lëndën e parë dhe sa më shumë të fusim në kanalin e eksporteve lëndë të parë të përpunuar në vend, aq më shumë do të mbajmë vlerë të shtuar brenda kufijve tanë”, tha Rama.

Faza kur baza kryesore e eksporteve ishte nxjerrja jashtë e lëndës së parë, sipas Ramës, është një fazë që duhet të konsiderohet e tejkaluar.

“Sidomos kur vjen puna te bujqësia është shumë e qartë se hapi tjetër është agropërpunimi. Sikundër bëmë në fazën e parë të qeverisjes me grumbullimin duke siguruar që Shqipëria të ketë tanimë një rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm pikash grumbullimi me standarde të larta, duam të kemi një rrjet të konsoliduar të agropërpunimit”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.