Rama mesazh Izraelit e Palestinës: Jepini vënies së paqes një shans

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot Knessetit me një fjalim historik, sipas protokollit të posaçëm që parlamenti i Izraelit u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi presidentit të SHBA, Donald J. Trump


Kryeministri Edi Rama iu adresua sot Knessetit me një fjalim historik, sipas protokollit të posaçëm që parlamenti i Izraelit u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në nisje të seancës së posaçme përshëndetën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, kryetari i Knessetit Amir Ohana dhe lideri i opozitës Yair Lapid.

Gjatë fjalës së, kryeministri Rama tha se paqja është e mundur.

“Uroj fort që marrëveshjet abrahamike do të vazhdojnë dhe uroj që ndoshta duke hedhur sytë nga e shkuara e përgjakshme me sytë e një ardhmeje të shndritshme dhe jo anasjelltas, ky rajon në tërësi mundet, ashtu siç Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndonjë tjetër, ka bërë tashmë të zbulojë jo vetëm se paqja është e mundur, por se paqja mund t’i ngrejë të gjitha vendet paqebërëse pothuajse si një mrekulli, lart në hapësirën e besimeve abrahamike.

“Shqipëria nuk mund të ndihet më e bekuar sesa kur i numëron si Izraelin, ashtu edhe vendet arabe, ndër miqtë e saj të ngushtë. Edhe Turqinë meqë ra fjala. Ne synojmë t’i thellojmë këto marrëdhënie dhe qëndrojmë të vendosur në gatishmërinë tonë për të marrë pjesë, së bashku me vëllezërit tanë arabë, turq dhe të tjerë, në forcën e ardhshme ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza”, tha Rama.

Kryeministri në fund e mbylli fjalimin e tij dhe me një urim nga një martir hebre të paqes, për t’i dhënë një shans jetës përmes paqes.

“Kryeministri Yitzhak Rabin i Izraelit – i bekuar qoftë kujtimi i tij – të thëna për izraelitët dhe palestinezët pikërisht tridhjetë vjet më parë nga ky vend, ku qëndroj sot:

“Nga thellësia e zemrave tona, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Shtetit të Izraelit, sigurisht atyre që jetojnë në Jude, Samari dhe Rripin e Gazës, si edhe banorëve palestinezë, t’i japin vënies së paqes një shans, t’i japin një shans dhënies fund të akteve të armiqësisë, t’i japin një jete tjetër një shans, një jete të re. U bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve njësoj të tregojnë vetëpërmbajtje, të ruajnë dinjitetin njerëzor, të sillen në mënyrë të denjë dhe të jetojnë në paqe dhe siguri. Ne po nisim një rrugë të re që mund të na çojë drejt një epoke paqeje, drejt përfundimit të luftërave.”

“Amen. I bekuar qoftë kujtimi i atyre që u flijuan! Le të mbetet si busull, guximi i atyre që refuzuan të binden. Le të lulëzojë Shteti i Izraelit dhe të jetë i sigurt përjetësisht. Le të jenë palestinezët të lirë dhe të jetojnë me dinjitet në shtetin e tyre. Dhe le të mbeten dy kombet tona të vogla, por të mëdha në shpirt, të lidhura përjetë, jo vetëm nga historia, por edhe nga përkushtimi i përbashkët për ta mbajtur njerëzimin njerëzor”, përfundoi Rama fjalën e tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Strategjia për zhvillimin e futbollit 2026-2030, Gonxhja: Ligji për sponsorizimet, hap kyç

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi këtë të hënë strategjinë e re katërvjeçare “Vision to Victory 2026-2030”, e cila synon…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Strategjia për zhvillimin e futbollit 2026-2030, Gonxhja: Ligji për sponsorizimet, hap kyç

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi këtë të hënë strategjinë e re katërvjeçare “Vision to Victory 2026-2030”, e cila synon…