Malaj: Ulje e informalitetit në turizëm, u rrit me 5% numri i punonjësve 18% fondi i pagave

Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi sot mbi rezultatet e deritanishme në kuadër të formalizimit të sektorit të turizmit dhe ndërtimit.


Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi sot mbi rezultatet e deritanishme në kuadër të formalizimit të sektorit të turizmit dhe ndërtimit, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të biznesit për deklarimin real të pagave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave siguroi se angazhimi në luftën kundër informalitetit synon jo vetëm garantimin e një konkurrence të ndershme, por edhe mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarë.

“Ne jemi tashmë në vitin e dytë të zbatimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave, e cila do të shtrihet deri në vitin 2027. Zbatimi i kësaj strategjie e cila tashmë është dakordësuar me FMN-në, por edhe me BE-në, synon jo vetëm rritjen e të ardhurave por edhe një administrim më të mirë fiskal, natyrisht pa ndryshuar norma tatimore përgjatë periudhës që do të shtrihet kjo strategji”, u shpreh Malaj.

Pjesë e objektivave të kësaj strategjie, sipas ministrit Malaj është pa dyshim edhe rritja e formalizimit në sektorët kyç të ekonomisë por që rezultojnë me risk të lartë, siç është sektori i turizmit apo edhe sektori i ndërtimit.

Duke folur mbi strategjinë afatmesme të të ardhurave, Malaj u shpreh se vitin e kaluar rezultatet ishin tejet pozitive në luftën kundër informalitetit në sektorin e turizmit.

Kjo sipas tij, konfirmon edhe njëherë potencialin që ka ky sektor si një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Më konkretisht, numri mesatar i punonjësve për periudhën janar-shtator 2025 u rrit me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, edhe fondi i pagave në këtë sektor u rrit me 18% duke arritur në rreth 162 milionë euro”, u shpreh Malaj.

Ndërkohë, Malaj theksoi se të njëjtin trend rritës kanë pasur edhe kontributet nga sigurimet shoqërore në masën 18%, duke arritur në rreth 46 milionë euro.

“Në sektorin e turizmit kemi edhe një rritje të arkëtimit të TVSH-së në masën 22%, duke arritur në rreth 40 milionë euro për periudhën e vitit 2025 në krahasim me vitin 2024”, shtoi Malaj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.