Malaj: U reduktua në 7 % numri i kompanive të ndërtimit me paga të deklaruara 40-50 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se rreth 25% e punonjësve të ndërtimit deklarohen me paga 40–50 mijë lekë dhe pas ndërgjegjësimit të administratës tatimore kjo shifër u reduktua vetëm me 7%.


Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se rreth 25% e punonjësve të ndërtimit deklarohen me paga 40–50 mijë lekë dhe pas ndërgjegjësimit të administratës tatimore kjo shifër u reduktua vetëm me 7%.

Në një konferencë për shtyp, Malaj u ndal te formalizimi i sektorit të ndërtimit, ku sipas tij, kërkohet një angazhim i shtuar për të siguruar zbatimin e ligjit dhe operimin e këtij sektori sipas kërkesave të tregut.

Duke iu referuar aksionit të ndërmarrë nga administrata tatimore në disa prej agjencive më të mëdha imobilare në vend, Malaj theksoi se janë evidentuar shkelje të rënda që i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, por edhe qytetarëve.

Ndaj, sipas ministrit Malaj, objektivat e administratës tatimore do të orientohen kryesisht në formalizimin e tregut të punës, në deklarimin e pagave reale, por natyrisht edhe në rritjen e deklarimeve dhe të qarkullimit të xhiros së bizneseve që operojnë në sektorin e ndërtimit.

Malaj informoi se në sektorin e ndërtimit janë evidentuar 8784 subjekte aktive, pjesa më e madhe e të cilave ushtron aktivitetin në Tiranë dhe Durrës.

“Është konstatuar se nga ky numër total i këtyre subjekteve, rreth 25% e tyre u paguajnë punonjësve paga të cilat variojnë nga 40-50 mijë lekë. Për fat të keq shifra 25% është një shifër tepër e lartë, në një kohë kur të gjithë jemi të vetëdijshëm se tregu ofron paga krejtësisht të tjera, të cilat janë më larta”, shtoi Malaj.

Nisur nga këto të dhëna të grumbulluara, ministri Malaj theksoi se administrata tatimore në muajin nëntor 2025 ndërmori një nismë të ndërgjegjësimit të këtyre subjekteve.

Sipas ministrit, në themel të punës sonë nuk është ndëshkimi i bizneseve, por është ndërgjegjësimi i tyre që të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet tatimore.

“Janë dërguar 13 814 mesazhe të personalizuara drejt subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit, apo atyre bizneseve që janë të angazhuar në zinxhirin furnizues të këtij sektori. Pas mesazheve ndërgjegjësuese, një pjesë e mirë e subjekteve kanë reflektuar, dhe më konkretisht për rreth 118 mijë të punësuar në sektorin e ndërtimit në muajin dhjetor 2025 kemi pasur një rritje të fondit të pagave me 9% krahasuar me muajin shtator 2025, duke arritur në rreth 78 milionë euro”, informoi Malaj.

Po kështu, Malaj theksoi se “edhe të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në muajin dhjetor 2025 u rritën me rreth 4% krahasuar me muajin shtator 2025”.

Ministri bëri të ditur se ka pasur edhe një reflektim pozitiv për sa i përket uljes së numrit të punonjësve që paguhen mes fashës 40-50 mijë lekë.

“Ulja e këtij numri ka qenë modeste, rreth 7%, që është një sinjal pozitiv por jo i mjaftueshëm. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky sektor vuan mungesën e krahut të punës dhe pagat që deklarohen në këtë sektor nuk reflektojnë realitetin që përballet sektori i ndërtimit”, tha Malaj.

Po ashtu, ministri informoi se pas mesazheve ndërgjegjësuese të dërguara nga administrata tatimore kemi një rrije me 18%, të numrit të punonjësve që paguhen mes fashave 70-100 mijë lekë.

Ndërkohë, Malaj theksoi se ka edhe një rritje domethënëse prej 10%, të pagave të punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë.

“Disa biznese i kanë reflektuar ndërkohë që kemi subjekte të cilat ende nuk kanë reflektuar ndaj mesazheve të ndërgjegjësimit që ka dërguar administrata tatimore. Këto subjekte tashmë janë identifikuar dhe do të jenë objekt kontrolli i thelluar nga administrata tatimore. I bëj thirrje këtyre subjekteve që të bëjnë reflektimet e duhura dhe të përmbushin vullnetarisht të gjitha detyrimet që u ngarkon ligji”, u shpreh Malaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.