Rama: Nisin dëgjesat, fermerët të përfshirë në hartimin e Skemës Kombëtare 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka nisur procesi i dëgjesave publike për hartimin e Skemës Kombëtare 2026 për fermerët, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për orientimin më efikas të financimeve në sektorin e bujqësisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka nisur procesi i dëgjesave publike për hartimin e Skemës Kombëtare 2026 për fermerët, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për orientimin më efikas të financimeve në sektorin e bujqësisë.

Gjatë podkastit “FLASIM – Episodi 3, Sezoni 6”, Rama bëri të ditur se Ministri i ri i Bujqësisë ka nisur një tur takimesh me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim kanalizimin e buxhetit dhe të burimeve financiare të bujqësisë bazuar në nevojat konkrete të komunitetit rural.

Sipas Kryeministrit, procesi synon forcimin e bashkëpunimit me fermerët dhe sipërmarrësit e fshatit, përmes dëgjimit të shqetësimeve dhe përfshirjes së tyre në hartëzimin e prioriteteve të mbështetjes financiare.

“Këtë javë ka nisur edhe një tur dëgjesash publike i Ministrit të ri të Bujqësisë, me fermerët në të gjithë vendin, që ka si qëllim hartimin e Skemës Kombëtare të 2026, pra, kanalizimin e të gjithë buxhetit dhe të të gjitha burimeve të financimit të bujqësisë, duke hartëzuar të gjithë hapat së bashku me fermerët dhe duke hapur rrugën e forcimit të të gjitha urave që ne i kemi ngritur me komunitetin sipërmarrës të fshatit, edhe me ata që punojnë si bujq në tokën e tyre përmes dëgjimit të çdo shqetësimi dhe pastaj sintezës mbi idetë”, tha Rama.

Rama theksoi se viti 2026 është veçanërisht i rëndësishëm në aspektin buxhetor dhe financiar, pasi përveç fondeve të buxhetit të shtetit, ekziston potenciali për disbursimin e një volumi më të madh financimi për bujqësinë.

Ai përmendi si burime shtesë linjën e kredisë të garantuar nga Banka e Shqipërisë, financimet përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), AgroKreditin, si dhe injeksione të reja financiare që do të realizohen përmes Bankës së re të Zhvillimit.

Sipas Kryeministrit, qëllimi kryesor është adresimi i nevojave reale të fermerëve dhe kanalizimi i financimeve në sektorët me efikasitet më të lartë dhe me potencial për krijimin e vlerës së shtuar në ekonominë bujqësore.

“Është vit shumë i rëndësishëm në aspektin buxhetor dhe në aspektin financiar, sepse potenciali për të disbursuar, jo thjesht fondet e buxhetit fillestar, por një volum shumë më të madh financimi është aty, sepse nuk është vetëm buxheti i shtetit, është linja e kredisë e garantuar nga Banka e Shqipërisë, është nga ana tjetër, AZHBR-ja, është AgroKrediti, është edhe një tjetër injeksion financimi që ne do të bëjmë, përgatitja për të cilën fillon tani, përmes Bankës së re të Zhvillimit, kështu që na duhet me patjetër që të adresojmë nevojat dhe t’i kanalizojmë këto financime, aty ku ka më shumë efikasitet dhe aty ku do të prodhojë më shumë vlerë të shtuar”, theksoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kryeministri Rama vizitë në Izrael, fjalim historik në Knesset

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kryeministri Rama vizitë në Izrael, fjalim historik në Knesset

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…