
Ibrahimaj: Ekonomia për tremujorin e tretë të 2025 u rrit me 3,75%
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se “Prodhimi Brendshëm Bruto për 3-mujorin e tretë të 2025 u rrit me 3,75%, një normë rritëse e cila është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e BE-së, por më e lartë edhe sesa edhe mesatarja e rajonit në të cilin ne jetojmë”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se “Prodhimi Brendshëm Bruto për 3-mujorin e tretë të 2025 u rrit me 3,75%, një normë rritëse e cila është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e BE-së, por më e lartë edhe sesa edhe mesatarja e rajonit në të cilin ne jetojmë”.
Në një konferencë për shtyp lidhur me analizën për të dhënat më të fundit ekonomike, Ibrahimaj tha se “kjo është shifër një domethënëse pasi tregon që ekonomia gjatë viteve të fundit të periudhës pas pandemisë ka pasur një stabilitet në rritje dhe është luhatur nga 3,5 deri në 4%. Ndërkohë që po jetojmë në një situatë gjeopolitike, e cila ka qartësira dhe në fakt treguesit kryesorë makroekonomikë të Europës tregojnë për këtë situatë të paqartë”.
Ibrahimaj vuri në dukje se “një element kyç i stabilitetit makro-ekonomik janë çmimet. Treguesi i çmimeve të inflacionit përgjatë vitit 2025 është rritur me 2,2%, një normë e cila është brenda kufirit, apo targetit prej 3% të Bankës së Shqipërisë që tregon se çmimet janë rritur në linjë me potencialin që ka ekonomia shqiptare, pra janë rritur në mënyrë të shëndetshme”.
Sa i takon inflacionit në vendet e BE-së, Ibrahimaj tha se “ka qenë i ngjashëm me inflacionin më vend. Mesatarja e inflacionit në vendet e BE për 2025 ka qenë 2,3%, ndërsa elementi kryesor, i cili më së shumti diskutohet dhe të cilin më së shumti ne e kemi në vëmendje në hartimin e politikave tona, inflacioni i çmimeve të ushqimeve për vitin 2025 është rritur me 2,6%, lehtshëm më lartë se inflacioni i të gjithë shportës së mallrave të konsumit”.
Marrë nga ATSH

















