Konsultimet për automjetet elektrike Kinë-Bashkimi Europian japin rezultate pozitive, për të ndihmuar në nxitjen e tregtisë dypalëshe

Evropa është ndër tregjet më të mëdha të automjeteve të nivelit të lartë, ku konsumatorët kanë një parapëlqim të madh për produktet elektrike e inteligjente. Ajo përbën një pozicion të rëndësishëm strategjik për prodhuesit kinezë të automjeteve, që synojnë zhvillimin e energjive të reja dhe të teknologjive inteligjente të lidhjes me internetin.

NINGBO, CHINA – MAY 29: A worker checks the exterior of a finished vehicle on the production line for electric vehicle maker Zeekr at its factory on May 29, 2025 in Ningbo, China. China’s automakers account for nearly two-thirds of global sales of electric vehicles and exports more vehicles overseas than any other country. Zeekr, a pure-electric brand aimed at the luxury market, has seen sales growth in the highly competitive Chinese market and is furthering its expansion into Asia, the Middle East, Latin America, and parts of Europe. The company’s plans to enter the US market has faced hurdles due to tariffs on China made electric vehicles. In 2024, Zeekr delivered more than 220,000 vehicles, according to the company. Zeekr is among several Chinese EV makers building vehicles in automated factories using robotics powered by artificial intelligence alongside human workers. Zeekr is owned by Geely Holdings, which also has ownership stake in a number of foreign brands including Volvo, Lotus, and Polestar.(Photo by Kevin Frayer/Getty Images)

Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Evropa është ndër tregjet më të mëdha të automjeteve të nivelit të lartë, ku konsumatorët kanë një parapëlqim të madh për produktet elektrike e inteligjente. Ajo përbën një pozicion të rëndësishëm strategjik për prodhuesit kinezë të automjeteve, që synojnë zhvillimin e energjive të reja dhe të teknologjive inteligjente të lidhjes me internetin. Tregu i Bashkimit Europian për makinat elektrike konsiderohet tërheqës veçanërisht për shkak të ndalimit gradual të motorit me djegie. Por tensionet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kinës filluan kur BE nisi në tetor 2023 një hetim kundër subvencioneve për importet e automjeteve elektrike kineze. Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, pretendoi në shtator 2023 se automjetet elektrike kineze të importuara do të përmbytnin Evropën dhe do të shtrembëronin tregun e automobilave. Ky hetim mbi automjetet elektrike të prodhuara në Kinë u ngrit mbi dyshimin se prodhuesit përfitojnë nga subvencionet shtetërore dhe çmimi i tyre mbahet artificialisht i ulët. Zyrtarët e BE argumentuan se automjetet elektrike kineze me çmim të ulët përbënin një rrezik dëmi ekonomik për prodhuesit evropianë të automjeteve.


Automjeti elektrik kinez/Foto nga VCG

Por tensionet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kinës janë përshkallëzuar, pasi në tetor 2024, Bashkimit Europian vendosi tarifa të rënda kundërvepruese që varionin nga 7.8% në 35.3% për automjetet elektrike kineze për një periudhë pesëvjeçare. Kjo ngjalli kundërshtime të forta dhe Kina e quajti këtë veprim “të padrejtë, të paarsyeshëm dhe joobjektiv”. Ministria kineze e Tregtisë dhe zyrtarët kanë sqaruar në raste të ndryshme se zhvillimi i shpejtë i prodhuesve kinezë të automjeteve elektrike është rezultat i inovacioneve të vazhdueshme teknologjike, një sistemi të mirë-vendosur të zinxhirit të furnizimit dhe konkurrencës së plotë në treg, në vend të subvencioneve. Ata gjithashtu argumentuan se rritja e tregut të prodhuesve kinezë të makinave elektrike është për shkak të një “përparësie të konsiderueshme industriale” që ata kishin zhvilluar në tregun e brendshëm dhe të huaj, dhe jo për shkak të subvencioneve shtetërore. Hetimi u konsiderua një çështje serioze për prodhuesit kinezë të makinave elektrike, sepse një tarifë më e lartë mund të pengojë rritjen e eksportit të makinave të tyre në Evropë. Të dyja palët ranë dakord të fillonin konsultimet mbi çështjet që kishin të bënin me aksesin në treg. Në prill të vitit 2025, ekipet teknike kineze dhe të Bashkimit Europian filluan negociatat mbi angazhimet për çmimet e automjeteve elektrike.


Automjetet kineze për eksport/Foto nga VCG

Pavarësisht situatës së krijuar, disa prodhues kinezë të automjeteve elektrike, si BYD, NIO etj., vazhduan të vepronin aktivisht në tregun evropian. Veçanërisht BYD shënoi një pikë kthese të rëndësishme në tregun e automjeteve në Evropë, pasi vitin e kaluar shiti më shumë se Tesla, në dy tregjet më të mëdha të automjeteve elektrike në Europe, në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas të dhënave nga Autoriteti Federal i Transportit Motorik në Gjermani, BYD shënoi një rritje tetëfish të shitjeve vjetore në 23,306 automjete, ndërsa regjistrimet për Tesla ranë me gati 50% në 19,390 automjete. Në Mbretërinë e Bashkuar, BYD gjithashtu e kaloi Teslën. E mbylli vitin me 51,422 regjistrime automjetesh krahasuar me 45,513 për Tesla.

Në vijim të bisedimeve që kanë zhvilluar në raunde të shumta konsultimesh, Kina dhe Bashkimi Europian njoftuan njëkohësisht rezultate pozitive në çështjen anti-subvencione të BE-së në lidhje me automjetet elektrike kineze, duke i zëvendësuar tarifat e larta antisubvencion me mekanizmin e “angazhimit për çmimet”. Sipas njoftimit të 12 janarit të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, të dyja palët ranë dakord se është e nevojshme t’u ofrojnë udhëzime të përgjithshme mbi angazhimin për çmimet eksportuesve kinezë të automjeteve elektrike në Bashkimit Europian, në mënyrë që eksportuesit kinezë t’i zgjidhin shqetësimet përkatëse nëpërmjet mënyrave më praktike, me objektiv të përcaktuar dhe në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Disa politikanë të Bashkimit Europian e kanë përshkruar atë si një hap pozitiv drejt ndërtimit të një marrëdhënieje të qëndrueshme tregtare Kinë-Bashkimi Europian dhe kanë nënvizuar se kjo tregon se zgjidhja e dallimeve tregtare përmes partneritetit mbetet e realizueshme. Kina dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi angazhimet për çmime në lidhje me eksportet e automjeteve elektrike kineze (EV) në bllok, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në zëvendësimin e tarifave shtesë. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm, është rrjedhojë e afrimit të qëndrimeve të të dy palëve, por dhe sinjal i rëndësishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy palëve në industrinë e automjeteve. Kjo është një zgjidhje, një mekanizëm që ruan kanalin thelbësor për hyrjen në tregun e Bashkimit Europian për automjetet elektrike kineze, shmang goditjet nga tarifat e larta dhe stabilizon parashikimin për këtë degë.

Bashkimi Europian do të lëshojë një Dokument Udhëzues mbi Dorëzimin e Ofertave të Angazhimeve për Çmime, në të cilin do të vlerësojë çdo ofertë angazhimi për çmime sipas të njëjtave kritere ligjore duke ndjekur parimin e mosdiskriminimit dhe në përputhje me rregullat e Organizata Botërore e Tregtisë. Progresi pasqyron frymën e dialogut dhe rezultatet e konsultimeve midis Kinës dhe Bashkimit Europian, duke demonstruar se të dyja palët kanë aftësinë dhe gatishmërinë për të zgjidhur siç duhet mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe konsultimeve brenda kornizës së Organizatës Botërore të Tregtisë. Analistët e industrisë kineze dhe përfaqësuesit e biznesit thanë se lëvizja e fundit nënvizon faktin se dy ekonomitë kryesore të botës janë të afta të zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare përmes konsultimit dhe dialogut, duke dhënë një shembull pozitiv dhe shumë të nevojshëm, në një kohë kur ekonomia globale po përballet me një trend në rritje të unilateralizmit dhe proteksionizmit, të shënuar nga tarifa të larta.


Automjetet kineze për eksport/Foto nga VCG

Në një kohë tensionesh të larta tregtare globale, kur disa vende shpesh përdorin tarifa ndëshkuese si një formë shtrëngimi ekonomik, ky veprim i fundit nga Kina dhe BE është veçanërisht i rëndësishëm në vetvete, pasi kërkon të ruajë rendin në një botë shumëpolare përmes dialogut. Zgjidhja e duhur e çështjes anti-subvencione të Bashkimit Europian kundër automjeteve elektrike kineze pasqyron pritjet e përbashkëta të palëve të interesuara në të gjithë zinxhirin e industrisë së automjeteve elektrike Kinë-Bashkimi Europian. Kjo do të ndihmojë në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit të zinxhirëve përkatës industrialë dhe të furnizimit, do të mbrojë marrëdhënien e përgjithshme ekonomike dhe tregtare Kinë-Bashkimi Europian dhe do të mbështesë rendin tregtar ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Konsultimet për automjetet elektrike Kinë-Bashkimi Europian japin rezultate pozitive, për të ndihmuar në nxitjen e tregtisë dypalëshe

Evropa është ndër tregjet më të mëdha të automjeteve të nivelit të lartë, ku konsumatorët kanë një parapëlqim të madh…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Konsultimet për automjetet elektrike Kinë-Bashkimi Europian japin rezultate pozitive, për të ndihmuar në nxitjen e tregtisë dypalëshe

Evropa është ndër tregjet më të mëdha të automjeteve të nivelit të lartë, ku konsumatorët kanë një parapëlqim të madh…