Malaj: Afat deri në 31 mars për dorëzimin e deklaratës DIVA 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se kanë detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore për vitin 2025 individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga të gjitha burimet.


Afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për periudhën janar-dhjetor 2025 është 31 marsi i 2026-ës.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se kanë detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore për vitin 2025 individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga të gjitha burimet.

Po ashtu, detyrimi vlen edhe për individët që, për të paktën një muaj gjatë vitit 2025, kanë qenë të punësuar pranë më shumë se një punëdhënësi.

Detyrim për të dorëzuar DIVA-n kanë gjithashtu edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, si të ardhurat nga platformat Booking, Airbnb, YouTube, të ardhurat nga qiradhënia etj.

Ligji, sipas tij, parashikon edhe mundësinë e korrigjimit të deklaratës.

“Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e deklaruara”, tha ai.

Për herë të parë, me ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”, prindërit dhe kujdestarët ligjorë me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të mund të përfitojnë këtë vit kompensim ushqimor dhe arsimor për fëmijët në ngarkim, përmes deklaratës vjetore të të ardhurave personale DIVA 2025.

Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore në varësi të numrit të fëmijëve dhe shpenzimeve të kryera për arsimimin e tyre.
Përfitimi u takon atyre që deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet përkatëse arsimore, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.

Për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore që korrespondon me shumën prej 48 mijë lekësh, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.

Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi bëhet vetëm një herë dhe paraqitet nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore.

Autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.

Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë.

Më pas, aplikuesi duhet të paraqesë një kërkesë për rimbursim në modulin “Çështjet e mia – Pyetje e Përgjithshme”, duke bashkëlidhur dokumentet e nevojshme, përfshirë të dhënat e llogarisë bankare personale, certifikatën familjare dhe dokumentacionin justifikues për shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet përkatëse dhe faturat e pagesave, përfshirë edhe ato për kurset e gjuhëve të huaja.

Burimi ATSH

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…