Batalioni i Xhenios ndërhyn në Gjirokastër dhe Kurbin pas problematikave nga reshjet

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë angazhuar në disa zona të vendit, përfshirë Gjirokastrën dhe Kurbinin, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar problematika në infrastrukturë


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë angazhuar në disa zona të vendit, përfshirë Gjirokastrën dhe Kurbinin, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar problematika në infrastrukturë.

Efektivët po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim garantimin e qarkullimit dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme.

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë dhe në koordinim me strukturat vendore të emergjencave civile për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo situatë.

“Pranë qytetarëve, në çdo situatë”, u shpreh ministri Vengu, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve për përballimin e pasojave të motit të keq.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonzato: Financimi politik, parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se në kontekstin aktual politik, fryma e dialogut për tema…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonzato: Financimi politik, parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se në kontekstin aktual politik, fryma e dialogut për tema…