Peng Liyuan mban një takim për çaj me Zonjën e Parë të Koresë së Jugut

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, mbajti një takim për çaj me Zonjën e Parë të Koresë së Jugut Kim Hye-kyung në Pekin.


Pasditen e së hënës, Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, mbajti një takim për çaj me Zonjën e Parë të Koresë së Jugut Kim Hye-kyung në Pekin.

Znj. Peng i shprehu mikpritjen znj. Kim, e cila shoqëron presidentin Lee Jae-myung në vizitën e tij të parë shtetërore në Kinë në fillim të vitit të ri. Bashkëshortja e presidentit kinez vuri në dukje se çelësi i marrëdhënieve të mira midis vendeve qëndron në afërsinë e popujve të tyre. Kina dhe Koreja e Jugut janë vende fqinj të afërt, theksoi ajo, duke shprehur shpresën që popujt e të dy vendeve do të shpeshtojnë vizitat e ndërsjella për të forcuar njohjen e njëri-tjetrit. Peng Liyuan vlerësoi përkushtimin e Kim Hye-kyung ndaj mirëqenies sociale dhe punën e saj të gjerë në promovimin e të drejtave dhe interesave të grave dhe fëmijëve, duke shprehur dëshirën për ndarjen e përvojave të dobishme mes të dy palëve.

Ndërsa znj. Kim Hye-kyung e falënderoi sinqerisht znj. Peng Liyuan për pritjen e ngrohtë e organizimin e kujdesshëm dhe shprehu admirim të thellë për kontributin e saj afatgjatë në zhvillimin e kauzave të grave dhe fëmijëve. Zonja e Parë e Koresë së Jugut tha se është e gatishme për të promovuar në mënyrë aktive shkëmbimet midis popujve të Koresë së Jugut dhe Kinës dhe për të kontribuuar në forcimin e miqësisë midis të dy vendeve.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

AKSK dhe British Council memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe British Council nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke vendosur një kuadër bashkëpunimi afatgjatë në zhvillimin…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

AKSK dhe British Council memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe British Council nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke vendosur një kuadër bashkëpunimi afatgjatë në zhvillimin…