ASHSH letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, personalitet i shquar i shkencës, arsimit universitar dhe jetës institucionale e politike në Kosovë.


Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, personalitet i shquar i shkencës, arsimit universitar dhe jetës institucionale e politike në Kosovë.

Në letrën e ngushëllimit drejtuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ASHSH shprehet se “akademik Nexhat Daci do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës së kimisë, për përkushtimin shumëvjeçar në formimin e brezave të rinj të studiuesve dhe pedagogëve si dhe për angazhimin e tij aktiv në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve akademike dhe shtetërore të Kosovës”.

ASHSH thekson se veprimtaria e tij shkencore, e shoqëruar me përvojë të gjerë ndërkombëtare, ka kontribuar ndjeshëm në afirmimin e shkencës shqiptare në hapësirën akademike evropiane dhe më gjerë.

“Si anëtar e drejtues i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në periudhë të rëndësishme të historisë së saj, ai dha një kontribut të çmuar në konsolidimin e rolit të Akademisë si institucion kyç i mendimit shkencor dhe kulturor, duke nxitur bashkëpunimin ndërakademik, dialogun shkencor dhe ruajtjen e standardeve të larta akademike”, vijon letra.

“Në periudhën kur akademik Nexhat Daci ushtronte detyrën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u konsoliduan marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të materializuara përmes protokolleve të bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta shkencore, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale dhe në bashkërendimin e komunitetit shkencor shqiptar”, cilësohet në të.

Sipas ASHSH, gjatë angazhimit të tij në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, përfshirë ushtrimin e funksionit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shfaq si një figurë publike me cilësi të veçanta që e konsideronte dijen, përgjegjësinë institucionale dhe shërbimin ndaj shoqërisë si vlera të pandashme.

ASHSH thekson në letër se i shpreh në emër të Asamblesë së ASHSH-së, solidaritetin e plotë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ngushëllimet më të ndiera familjes së akademik Nexhat Dacit, si dhe gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…