Mesazhi i urimit i presidentit të Kinës Xi Jinping me rastin e Vitit të Ri 2026

Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit.


Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit.

Më poshtë është teksti i plotë.

Shokë dhe miq,

Zonja dhe zotërinj!

Përshëndetje! Po ndërrohen vitet dhe po hapet një kapitull i ri i shkëlqyer. Me këtë rast, ju dërgoj urime të bukura për Vitin e Ri nga Pekini!

2025-a është viti i përfundimit të Planit të 14-të Pesëvjeçar. Gjatë pesë vjetëve, jemi përpjekur me të gjitha forcat, kemi ecur përpara me guxim e këmbëngulje dhe kemi kapërcyer sfida e vështirësi të shumta, duke kurorëzuar me sukses objektivat dhe duke hedhur hapa të qëndrueshëm në marshimin e ri drejt modernizimit. Vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze, që ka realizuar rritje të madhe për vite me radhë, pritet të arrijë në 140 trilionë juanë këtë vit. Potenciali ekonomik, shkencor e teknologjik, i mbrojtjes kombëtare, si dhe potenciali i përgjithshëm kombëtar, janë ngritur në nivele të reja. Ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë bërë një pamje e bukur, ndërsa ndjenja e përfitimit, lumturisë dhe sigurisë e banorëve të thjeshtë është rritur. Kjo periudhë pesëvjeçare ka qenë e jashtëzakonshme dhe sukseset nuk janë arritur lehtë. Kina e lulëzuar ka ardhur nga përpjekjet dhe përkushtimi i të gjithëve. I shpreh nderimin tim çdo kinezi që ka bërë përpjekje.

Gjatë këtij viti kanë qenë ngjarje të paharrueshme përkujtimi solemnisht i 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore dhe vendosja e Ditës Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit. Ceremonia kombëtare ishte solemne e madhështore dhe lavdia e fitores do të mbetet përgjithmonë në histori, duke inkurajuar bijtë e bijat e kombit kinez të mbajnë në mend historinë, të nderojnë të rënët, të çmojnë paqen dhe të krijojnë një të ardhme më të bukur, duke mbledhur forcat e mëdha të kombit kinez për rilindjen kombëtare.

Duke u mbështetur te novacioni, kemi promovuar zhvillimin me cilësi të lartë. Teknologjia është integruar thellësisht me industrinë, gjë që ka sjellë rezultate të vrullshme novatore, veçanërisht në modelet e mëdha të inteligjencës artificiale dhe në mikroçipat e studiuar e të zhvilluar në mënyrë të pavarur. Kina është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kapacitetet e inovacionit. Sonda “Tianwen-2” nisi udhëtimin drejt asteroidëve, filloi puna e ndërtimit të hidrocentralit në rrjedhën e poshtme të lumit Yarlung Zangbo, ndërsa u fut zyrtarisht në shërbim aeroplanmbajtësja me katapulta elektromagnetike. Robotët humanoidë shfaqin “modelin e arteve marciale “, teksa dronët krijojnë “fishekzjarrë të bukur”. Krijueshmëria dhe novacioni kanë nxitur forcat e reja prodhuese dhe gjithashtu e kanë bërë jetën më të larmishme.

Kemi ushqyer vatrën shpirtërore me kulturë. Kinezët kanë treguar më shumë pasion për muzetë e trashëgiminë jomateriale. Në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s u shtuan përsëri objekte kineze. “Wukong” dhe “Ne Zha” u përhapën në mbarë botën. Stili tradicional kinez është bërë “supershija estetike” për të rinjtë. Tregu i turizmit kulturor është bërë i zjarrtë. Superliga e futbollit midis qyteteve dhe Superliga Rurale e futbollit kanë tërhequr shumë shikues. Sportet dimërore kanë ndezur pasionin për lëvizje edhe në dimër. Me gërshëtimin e tradicionales me modernen, kultura kineze po lëshon një dritë më të shkëlqyer.

Kemi krijuar bashkërisht dhe po gëzojmë së bashku jetën e bukur. Shkova në Xizang dhe Xinjiang për të marrë pjesë në aktivitetet kremtuese për jubiletë e krijimit të këtyre rajoneve autonome. Nga rrafshnalta me dëborë Qinghai-Tibet deri në dy anët e vargmalit Tianshan, banorët e kombësive të ndryshme “janë lidhur ngushtë si farat e shegës”. Me hadanë e bardhë dhe këngët e vallet plot pasion, ata shprehin dashurinë për atdheun dhe vlerësojnë lumturinë. Nuk ka punë të parëndësishme në lidhje me jetën e përditshme të popullit dhe çdo detaj ka të bëjë me mirëqenien e banorëve të thjeshtë. Ata që janë punësuar gjatë vitit që do të kalojë së shpejti, gëzojnë garanci të mëtejshme. Transformimi i instalimeve në përshtatje me moshën e thyer u ka krijuar lehtësi të moshuarve. Për familjet me fëmijë u shtua subvencioni mujor prej 300 juanësh. Jeta e përditshme përbëhet nga ushqimi dhe ngrohja, nga tre vakte në ditë, në të katër stinët. Kur çdo familje e vogël ta ketë jetën të ngrohtë, familja e madhe kineze do të lulëzojë dita-ditës.

Vazhduam ta përqafojmë botën me krahët hapur. Organizuam me sukses samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin dhe Samitin Global të Grave. Porti i Tregtisë së Lirë i Hainan-it filloi operacionet e posaçme doganore. Për përballimin më mirë të ndryshimeve klimatike, Kina shpalli me iniciativën e vet raundin e ri të kontributeve kombëtare. Pas tre nismave të mëparshme globale, paraqita edhe Nismën e Qeverisjes Globale, për të nxitur ndërtimin e një sistemi të qeverisjes globale më të drejtë e më të arsyeshëm. Bota e sotme është e mbushur plot ndryshime e trazira dhe një numër rajonesh janë ende në zjarrin e luftës. Kina ka qëndruar në anën e drejtë të historisë dhe është e gatshme që të bashkëpunojë me vendet e ndryshme për nxitjen e paqes e zhvillimit të botës dhe për formimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Pak kohë më parë isha i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Kombëtare të Kinës, që u organizuan bashkërisht nga Guangdong-u, Hong-Kongu dhe Makaoja, gjë që më dha kënaqësi. Duhet të zbatojmë me vendosmëri parimin “Një vend, dy sisteme” dhe të përkrahim Hong-Kongun e Makaon të integrohen më shumë në gjendjen e përgjithshme të zhvillimit të vendit e të ruajnë lulëzimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë. Bashkatdhetarët në të dy brigjet e Ngushticës së Tajvanit kanë lidhje gjaku dhe prirja e madhe historike për ribashkimin e atdheut është e pandalshme!

Fuqizimi i vendit mbështetet te lulëzimi i Partisë. Kemi zhvilluar fushatën edukuese për zbatimin thellësisht të frymës së Vendimit prej Tetë Pikash të Udhëheqies Qendrore, duke e mbikëqyrur e administruar Partinë në mënyrë të rreptë e duke nxitur vetërevolucionin dhe si rezultat, fryma e Partisë dhe ajo e qeverisë janë përmirësuar vazhdimisht. Duhet të mos harrojmë synimin fillestar dhe të mbajmë në mend detyrat tona, duke këmbëngulur në përpjekjet për të vazhduar t’i përgjigjemi “pyetjes në shtëpinë guvë të Yanan-it” për daljen nga ligji periodik historik i lulëzimit e rënies të një vendi dhe për t’i dhënë përgjigje të arsyeshme popullit.

2026-a është viti i parë i Planit të 15-të Pesëvjeçar. Ai që nxiton për të nisur një punë duhet të marrë parasysh përfundimin, ndërsa ai që është i suksesshëm, planifikon patjetër që nga fillimi.

Duhet të synojmë objektivat, të ruajmë besimin e vendosur dhe të përfitojmë nga prirja historike, me qëllim që të nxitim me forcë zhvillimin me cilësi të lartë, të thellojmë më tej Reformën e Hapjen, të çojmë përpara begatinë e përbashkët të të gjithë popullit dhe të vijojmë kapitullin e ri të mrekullisë kineze.

Kur përpiqemi të ecim drejt ëndrrës në mes të maleve dhe përtej detit, nuk e ndiejmë rrugën e gjatë dhe hedhim hapa të vendosur. Le të tregojmë guxim për të nxitur kalin, të aktivizojmë gjallërinë si vrapimi i dhjetra mijë kuajve, të ruajmë forcat e paepura si kali në punë dhe të luftojmë bashkërisht për ëndrrat e për lumturinë, që ta shndërrojmë vizionin e madh në realitet të bukur.

Do të ngrihet dielli i Vitit të Ri. Uroj që malet e lumenjtë e vendit tonë të jenë madhështore dhe tokat të jenë të begatshme nën dritën e diellit të mëngjesit. Ju uroj të gjithëve lumturi, sukses në punë dhe gjithë të mirat!

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

“Misioni i Drejtësisë 2025″ i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze si artikulim i qartë i vijës së kuqe për Tajvanin

Nga Marsela Musabelliu Drejtore Ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit (AIGS) Foto nga Llogaria.

Global 360

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar drejt BE-së

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ku partia e tij doli e para…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Misioni i Drejtësisë 2025″ i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze si artikulim i qartë i vijës së kuqe për Tajvanin

Nga Marsela Musabelliu Drejtore Ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit (AIGS) Foto nga Llogaria.