Rama: Nuk mund të lejojmë rënien e sigurisë juridike në vend

Kryeministri Edi Rama theksoi se reforma në drejtësi mbetet një nga arritjet më të rëndësishme të Shqipërisë në vitet e fundit.


Kryeministri Edi Rama theksoi se reforma në drejtësi mbetet një nga arritjet më të rëndësishme të Shqipërisë në vitet e fundit.

I pyetur në konferencën për mediet mbi ndryshimet e mundshme në ligjet e reformës në drejtësi, Rama iu referua citimeve nga vlerësimet e Këshillit të Europës, sipas të cilës një problem serioz në Shqipëri mbetet mungesa e regjistrimit audio dhe video të dëshmive në proceset gjyqësore.

“Është shumë problematike që në Shqipëri nuk ka regjistrim të dëshmive me video dhe audio, ndërkohë që janë shpenzuar shumë fonde për reformën në drejtësi” u shpreh Kryeministri.

Rama kritikoi gjithashtu kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave përmes vendimeve gjyqësore, duke theksuar se rritja e pagave është kompetencë ekskluzive e pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, dhe jo e pushtetit gjyqësor.

“Pse nuk e rrisin mësuesit apo grupime të tjera pagën e tyre me gjyq? Sepse askush prej tyre nuk ka bindjen se i ka në dorë edhe gurin edhe arrën. Ndërkohë, gjyqtarët kanë paga disa herë më të larta se pagat tona”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se rreziku që lind kur “kura bëhet më e rrezikshme se sëmundja” duhet parandaluar, pasi një situatë e tillë mund të ndikojë drejtpërdrejt në ekonomi, konsum dhe investime, duke sjellë humbje të ndjeshme për Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas tij, rënia e besimit tek vendi lidhet drejtpërdrejt me rënien e sigurisë juridike, e cila kërcënohet, ndër të tjera, nga përdorimi i shpeshtë i paraburgimit dhe nga pasiguria në interpretimin e procedurave ligjore.

“Nuk mund të pranohet që njerëzit të trajtohen sikur janë përballë sigurimit. Sistemi i drejtësisë është vetëqeverisës dhe se çështje si paraburgimi duhet të jenë në fokus të institucioneve si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë”, tha ai.

Rama shtoi se rreziqet për shtetin nuk lidhen me destabilizim politik, por me dy aspekte kryesore: ekonominë dhe administratën. Sipas tij, pa rritje ekonomike, konsum dhe investime, nuk mund të ketë rritje pagash dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në përfundim, Kryeministri theksoi se qeveria do të vijojë punën me projektet e mëdha infrastrukturore, përfshirë tunelet, akset rrugore dhe projektet hekurudhore gjatë këtij mandati.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Delegacioni i grave deputete, takime në Senatin italian

Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Delegacioni i grave deputete, takime në Senatin italian

Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.