Rama: Niveli i paraburgimit problematik, nuk prekim thelbin e reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reforma në drejtësi është një realitet i pakthyeshëm, por pranoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri vijon të ketë probleme serioze, të cilat kërkojnë refle


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reforma në drejtësi është një realitet i pakthyeshëm, por pranoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri vijon të ketë probleme serioze, të cilat kërkojnë reflektim dhe ndërhyrje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e fundvitit të mbajtur në Kryeministri, Rama u shpreh se ligjet e reformës janë miratuar dhe funksionojnë, por kjo nuk do të thotë se drejtësia është pa probleme.

“Ligjet e reformës në drejtësi janë aty, reforma në drejtësi është aty. Por që drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha, kjo nuk diskutohet”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se reforma ka vetëm dhjetë vite që është në zbatim dhe se kjo periudhë është shumë e shkurtër në raport me historinë e institucioneve shtetërore.

“Reforma 10 vjet ka, ndryshimet 10 vjet kanë. 10 vjet janë një hiç asgjë në historinë e një shteti dhe në historinë e një pushteti. E kam thënë dhe herë tjetër, pushteti ekzekutiv ka më shumë se 100 vjet, por pushteti ekzekutiv në Shqipëri nuk është i pakritikueshëm. Si mund të jenë të pakritikueshëm protagonistët e një pushteti që ka vetëm 10 vjet. Janë të kritikueshëm që çke me atë punë. Dhe kritikat janë të gjitha konstruktive”, tha Rama.

Ndërkohë, shtoi Rama, “çfarë i takon atyre, i takon atyre, nuk na takon ne, çfarë na takon ne nuk i takon atyre”.

Rama theksoi se, për paraburgimin sigurisht që ka nevojë për ndërhyrje.

“Shiheni çfarë thotë Këshilli i Evropës është për definicion institucioni më i madh ndërkombëtar për liritë dhe të drejtat e njeriut. E pranoni ju këtë, ju duket bukur ju kjo, që Shqipëria të jetë e fundit fare në listë dhe të ketë vetëm Rusinë mbrapa për brutalitet dhe vrazhdësi”, iu drejtua Rama – gazetarëve.

Duke përmendur rastin e një vrasjeje në burgun e Peqinit, kur një prokuror futi në burg të gjithë rojet e burgut, Rama u shpreh se, “mentalitet e vjetra, sëmundjet e vjetra pak gjë duan dhe zgjohen kur vjen puna tek mënyra si veprojnë shtetet që nuk janë akoma të konsoliduara”.

Por, shtoi Rama, “një gjë është e sigurt, ne nuk prekim thelbin e në asnjë rast dhe për asnjë arsye. Thelbi është që ne jemi këtu për ta garantuar këtë proces, procesin e luftës së pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të sofisitikohet dhe të luftohet korrupsioni, jo prerja e pemëve, duke e kapur veshin mbrapsht, të futet në statsitikë. Pra duhet balancim, kjo është pak por është e sigurt”, tha Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kadastër digjitale deri në fund të 2026-ës

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se në fund të vitit 2026 do kemi Kadastër digjitale me shërbime shumë më të…

Global 360

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar drejt BE-së

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ku partia e tij doli e para…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kadastër digjitale deri në fund të 2026-ës

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se në fund të vitit 2026 do kemi Kadastër digjitale me shërbime shumë më të…