Rama: Gazetarët nuk do të ndiqen penalisht për shpifje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, se është kërkuar një marrëveshje me Komisionin Europian që gazetarët të mos ndiqen më penalisht për shpifje.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, se është kërkuar një marrëveshje me Komisionin Europian që gazetarët të mos ndiqen më penalisht për shpifje.

“Unë kam kërkuar marrëveshje me Komisionin Europian që për gazetarët të mos ketë më ndjekje penale për shpifje. Ju shpifni sepse, po nuk shpifët, nuk i duheni atij që ju punëson”, u shpreh Rama, duke shtuar se shpesh përdoren gjysmë të vërteta, të cilat vendosen brenda një historie dhe për këtë arsye duken të besueshme.

Kryeministri theksoi se problemi qëndron tek fakti që të vërtetat nuk bëjnë spektakël dhe nuk prodhojnë zhurmë publike.

“Të thuash që Shqipëria është e para në rajon për transparencën dhe eficiencën e prokurimeve publike, siç e thotë SIGMA, është diçka e mërzitshme. Ndërsa të thuash që Shqipëria është vendi më i korruptuar në botë, sepse kështu ka thënë dikush në Uashington, kjo është spektakolare dhe për këtë arsye perceptohet si më e besueshme”, tha Rama.

Duke folur për realitetin në vend, Rama deklaroi se Shqipëria ka sot shumë më pak korrupsion sesa ka pasur më parë. Sipas tij, rastet e qytetarëve që kanë paguar para për të marrë një shërbim janë ulur minimalisht me 95%, pasi rreth 95% e shërbimeve sot ofrohen pa kontakt me administratën.

Ai theksoi se këto zhvillime nuk dëshmojnë një Shqipëri të korruptuar, por një Shqipëri që është në luftë me korrupsionin dhe që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian pikërisht sepse ka bërë këto reforma.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Delegacioni i grave deputete, takime në Senatin italian

Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Delegacioni i grave deputete, takime në Senatin italian

Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.