Kadastër digjitale deri në fund të 2026-ës

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se në fund të vitit 2026 do kemi Kadastër digjitale me shërbime shumë më të shpejta dhe cilësore.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot se në fund të vitit 2026 do kemi Kadastër digjitale me shërbime shumë më të shpejta dhe cilësore.

Duke e parë zgjidhjen e çështjes së pronës edhe në kuadër të procesit të integrimit europian, Rama theksoi se ky vit ka qenë realisht i suksesshëm në raport me objektivat në të gjitha drejtimet, sepse ndryshe nuk do të ishin hapur gjithë ato kapituj dhe nuk do të ishin marrë gjithë ato vlerësime.

Po ashtu Rama tha se ka qenë një vit i suksesshëm edhe në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

“Është skanuar përfundimisht 100% e dokumentacionit me rreth 54 milionë faqe. Është përmbyllur 80% e digjitalizimit të kartelave të pronësisë. Ambicia është që shqiptarët me telefon të marrin informacion për pronën, por për këtë duhet sistemuar situata”, tha Rama.

Sipas tij, deri tani janë digjitalizuar 80% e kartelave të pronësisë dhe ky proces mbyllet në vitin 2026 me 4 milionë kartela pasurie të digjitalizuara.

“Në fillim të 2026 nis digjitalizimi i hartave të Kadastrës. Këtë vit është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara dhe ajo që është akoma më e rëndësishme është që brenda qershorit 2026 do të jetë mbuluar përfundimisht territori i regjistrimit fillestar dhe qytetarët do të kenë qartësi dhe siguri mbi gjithë territorin e pronës”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Nuk merremi peng nga opozita në komisionet e reformave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca ka detyrën të qeverisë dhe nuk mund të merret peng nga opozita.

Global 360

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar drejt BE-së

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ku partia e tij doli e para…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Nuk merremi peng nga opozita në komisionet e reformave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca ka detyrën të qeverisë dhe nuk mund të merret peng nga opozita.